Pëllumb Gjoka përmes mbrojtjes së tij, ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve të aplikacionit “SKY ECC”.
Padia ka kaluar nga dhoma e këshillimit në seancë publike, ndërsa ende nuk është caktuar data për shqyrtimin e padisë.
Personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vëna në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.
SPAK nga ana tjetër kërkon që kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme.
Pritet që deri të martën avokatët të dorëzojnë dokumentet shtesë që ka kërkuar Kushtetuesja.
Gjoka u arrestua falë informacioneve që Prokuroria e Posaçme mori nga agjenci europiane të cilat kanë mundur të deshifrojnë komunikmet përmes telefonave të koduar të përdorur kryesisht nga personazhe të botës së krimit.