Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peligranazhi në Malin e Tomorrit, Meta uron besimtarët bektashinj

2019/08/22 at 11:58 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Icardi tek Napoli? Ja çfarë ka vendosur sulmuesi

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj, Festën e Shenjtë të Bektashinjve.


Nga Mali i Tomorrit, presidenti tha se këtë vit kanë marrë pjesë në pelegrinazh më shumë njerëz të nderuar dhe sipas tij kjo është shenjë se vitin që vjen punët e Shqipërisë do të shkojnë më mirë.

Në prani të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe mijëra besimtarëve, Presidenti Meta uroi që figura e Abaz Aliut t’u japë forcë të gjithë shqiptarëve në rrugën për një Shqipëri më të drejtë, më të bashkuar dhe një Shqipëri të vërtetë europiane.

“Kënaqësi të shoh sot më shumë besimtarë dhe mysafirë të nderuar, të cilët janë bashkuar me ne në këtë Festë të Shenjtë, këtu në malin e Tomorrit. Kjo është shenjë e mirë që punët në vitin që vjen do të shkojnë më mirë për vendin tonë dhe në të gjitha hapësirat tona, me ndihmën e Abaz Aliut.

Ndaj edhe ne mblidhemi çdo vit këtu në malin e Tomorrit për të nderuar jo vetëm këtë figurë të shenjtë, por për të nderuar të gjithë ato legjenda, personalitete dhe baballarë, të cilët përmes bektashizmit bënë dhe bëjnë më të mirën për Shqipërinë dhe për çështjen tonë kombëtare.

Për të nderuar gjithashtu të gjithë ata të cilët bënë gjithçka për gjuhën shqipe, për të nxitur lëvizjet për çlirim dhe bashkim kombëtar, të cilët punuan gjithmonë pa u lodhur për të forcuar harmoninë ndërfetare në vendin tonë.

Poeti ynë i madh kombëtar, Naim Frashëri, në momentet më të vështira dhe më të dëshpëruara të mbarë kombit për t’i dhënë fuqi shqiptarëve, për t’i zgjuar dhe për të pasur më shumë vetëbesim iu referua dhe i dha vendin të cilin meritonte edhe në poezi figurës madhështore të Abaz Aliut:

‘Abaz Aliu zu’ Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë,
Se Zoti e desh’.

Ndaj duke falënderuar Kryegjyshin Botëror për këtë organizim madhështor, dua t’ju uroj të gjithëve ju që keni ngjitur sot malin e Tomorrit, të gjithë besimtarëve bektashi dhe të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen, suksese dhe mbarësi në familjet tuaja.

Abaz Aliu të na japi forcë të gjithëve në rrugën tonë për një Shqipëri më të drejtë, për një Shqipëri më të bashkuar, për një Shqipëri të vërtetë europiane, siç e meritojnë të gjithë shqiptarët e sidomos të rinjtë e të rejat, por edhe të gjithë këta fëmijë të mrekullueshëm të cilët kanë mbushur sot malin e Tomorrit.

Na ndihmoftë Abaz Aliu të gjithëve!

Rroftë Shqipëria!”, tha Meta gjatë fjalës së tij./Opinion.al

Etiketa: abaz aliumetatomorr


Ju sugjerojmë

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit
Bota

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit

11 Korrik, 2025 4:48 pm
Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
Aktualitet

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri

11 Korrik, 2025 4:39 pm
Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

11 Korrik, 2025 4:37 pm
Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…
Aktualitet

Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…

11 Korrik, 2025 4:31 pm
“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
Aktualitet

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

11 Korrik, 2025 4:24 pm
Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante
Aktualitet

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

11 Korrik, 2025 4:08 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

11 Korrik, 2025 3:51 pm
Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Aktualitet

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

11 Korrik, 2025 3:26 pm
Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
Sport

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

11 Korrik, 2025 2:58 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

11 Korrik, 2025 2:44 pm
Para
Akuzat e PD, Agim Kajmaku: Nuk jam dënuar në Greqi, kam ndryshuar emrin…

Akuzat e PD, Agim Kajmaku: Nuk jam dënuar në Greqi, kam ndryshuar emrin...

BE-ja kundërshton Trumpin, refuzon kthimin e Rusisë në G7

BE-ja kundërshton Trumpin, refuzon kthimin e Rusisë në G7

Icardi braktis Interin? Argjentinasi largohet nga grumbullimi në Lugano

Icardi tek Napoli? Ja çfarë ka vendosur sulmuesi
















TE FUNDIT

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit
11 Korrik, 2025

Izraeli beson se Irani mund të rimarrë uraniumin e pasuruar të varrosur nën njërën nga tre objektet e goditura nga...

Lexo më shumë

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
11 Korrik, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesnatën e kaluar zonën kodrinore pranë fshatit Malas-Bregas në qytetin e Dimalit....

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia
11 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka reaguar pas lajmit se një fadromë e IKMT-së dhe ura në lagjen Gjelaj të thethit janë...

Lexo më shumë

Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…

Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…
11 Korrik, 2025

Banorët e Thethit vazhdojnë të jenë kundër dhe të bëjnë rezistencë ndaj vendimit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com