Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peleshi tregon vatrat problematike: Dënime shembullore për zjarrvënësit

2021/08/08 at 1:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Peleshi tregon vatrat problematike: Dënime shembullore për zjarrvënësit

Situata është dinamike. Herë pas here ka aktivizime dhe riaktivizime vatrash. Situata serioze tashmë është kthyer në Qarkun e Kukësit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se vatër serioze mbetet ajo në Majën e Rrunës dhe në Thirrë mbi tunelin e kalimashit. Disa vatra të tjera janë të ndezura, por nuk janë serioze.


“Për momentin vatër problematike konsiderojmë dy vatra në qarkun e Kukësit, që është ajo në Majën e Rrunës dhe më problematike është bërë tani në Thirrë mbi tunelin e Kalimashit. Kemi në Munellë, në luginën e Fanit një vatër që është aktivizuar dhe është serioze. Për momentin një helikopter po punon drejt Thirrës, ndërkohë që kemi vatra në veri, por janë në kontroll. Në Durrës kemi një vatër të menaxhueshme. Edhe në fier është drejt eliminimit, Në Karaburun vazhdojmë nga 3 vatra në 2. Në gjirin e Gramës është inaktive vatra. Vazhdon mbi Dukat dhe sipër pranë parkut të Llogarasë. Ka qenë një natë e mundimshme mbrëmë. Në Dukat kanë qenë të rrezikuara banesat. Kanë punuar të gjithë me heroizëm. Ju e shikoni me sy të lirë, duken dy vatra mbrapa nesh”, tha Peleshi.

Sa i përket Llogarasë, Peleshi u shpreh se po punohet që të shmanget kapërcimi i zjarrit drejt parkut.

“Rrezikohet ndaj ne jemi këtu, ditë natë. Duam të shmangim kapërcimin e zjarrit drejt parkut të Llogarasë. Nuk them që jemi në park, jemi 2 kilometra nga parku, por duke parë edhe përparimin e zjarrit i marrim masat në kohë. Nëse fillon djegia e parkut të Llogarasë është një nga ato situata ku nuk ke çfarë bën ndoshta dhe nga ajri. Por nuk do shkojmë aty. Kemi trupa lart, kemi trupa poshtë, kemi mjete ajrore, po bëjmë gjithçka”.

Por a po luftojnë forcat tona me mjetet e duhura?

“Kanë mjetet e duhura, por i kanë të pamjaftueshme si çdo vend në botë. Nuk mund të thuash që kemi boll mjete. Kemi dëgjuar apele për ndihmë nga shtetet përreth. Janë situata shumë komplekse që ne nuk na kanë gjetur të papërgatitur. Kemi ndërhyrë në kohë, por jemi në luftë edhe me armiq të padukshëm edhe me fenomene natyrore dhe nuk dua të flas tani, nuk dua të them se ia dolëm, ndoshta po të kthej kokën pas se sa vështirësi kemi kaluar themi që është menaxhuar shumë mirë deri tani. Sigurisht me ndihmën edhe në raste të caktuara të fatit dhe të Zotit që mos t’ia japim të gjitha meritat vetes”.

Ministri Peleshi foli edhe për helikopterët nga Holanda dhe pse punon vetëm njëri prej tyre.

“Ka dy helikopterë që kanë ardhur nga Holanda. Ata nuk punojnë në një kohë sepse kështu është e përqendruar strategjia e tyre. Njëri qëndron në Rinas, dhe tjetri në territor. I treti është helikopteri çek i cili është në punë në veri në Thirrë”.

Sa i përket të arrestuarve për zjarret, ministri Peleshi u shpreh se duhet të ketë dënime shembullore që të merren si precedentë për të ardhmen.

“Nuk mund ta konfirmoj dot këtë. Natyrisht që jo të gjitha janë të qëllimshme, por ka shumë të qëllimshme. Sot ka pasur sërish një valë arrestimesh, të dyshuarish, por edhe me bazë, pothuajse të kapur në flagrancë, që nuk e them me bindje të plotë nëse e bëjnë për piromani, për mani, apo e bëjnë për idiotizëm, apo për të përfituar diçka. Edhe injoranca edhe idiotizmi nuk të shpëton nga ligji. Edhe njëherë apeli për t’i shkuar deri në fund dënimit, për t’i përdorur si precedent për të ardhmen. Si presion pozitiv për të ardhmen. Kemi situatë të vështirë përpara”./tvklan.al

Etiketa: niko peleshishqiperiZJARR


Ju sugjerojmë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

26 Qershor, 2026 10:54 am
Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
Bota

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

26 Qershor, 2026 10:49 am
Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit
Sport

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

26 Qershor, 2026 10:47 am
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

“Do luftojmë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

26 Qershor, 2026 10:45 am
Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë
Aktualitet

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë

26 Qershor, 2026 9:43 am
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Trump: Do të përdorim fondet iraniane për të blerë grurë e misër amerikan për Iranin

26 Qershor, 2026 9:31 am
Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi
Bota

Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi

26 Qershor, 2026 9:19 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet
Bota

Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet

26 Qershor, 2026 8:45 am
Para
“Jam i trishtuar”, Leo Messi: Kontrata ishte gati, ula rrogën me 50%

“Jam i trishtuar”, Leo Messi: Kontrata ishte gati, ula rrogën me 50%

VIDEO/ Eksodi me anijen “Vlora”, pamje të pabesueshme të shqiptarëve

VIDEO/ Eksodi me anijen “Vlora”, pamje të pabesueshme të shqiptarëve

Dështon protesta kundër pjesëmarrjes së Bregoviç në Festën e Birrës

Dështon protesta kundër pjesëmarrjes së Bregoviç në Festën e Birrës
















TE FUNDIT

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
26 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi...

Lexo më shumë

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
26 Qershor, 2026

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sheikh Naim Qassem, ka deklaruar se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez “pa kushte”, duke e...

Lexo më shumë

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit
26 Qershor, 2026

Carlo Ancelotti ka lojtarë shumë të ndryshëm midis sulmuesve të tij, dhe për secilin prej tyre ai ka zgjedhur një...

Lexo më shumë

“Do luftojmë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
26 Qershor, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, thanë se forcat izraelite do të mbajnë një prani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}