Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peleshi në selinë e NATO-s: Shqipëria e gatshme të shtojë kontributin…

2022/02/16 at 6:13 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Peleshi në selinë e NATO-s: Shqipëria e gatshme të shtojë kontributin…

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Aleancës, i cili po zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Përveç tensioneve Rusi-Ukrainë, në këtë takim u diksutua dhe për çështje të tjera; Forcimi i deterrencës dhe mbrojtjes së Aleancës; Shpenzimet e Mbrojtjes; Ndarja e drejtë e barrës ndërmjet Aleatëve; Partneriteti NATO – BE.

Peleshi, në fjalën e tij theksoi qëndrimin e unifikuar të Shqipërisë me vendet e tjera Aleate se çdo vend është i lirë dhe ka të drejtën sovrane për të zgjedhur rrugën e vetë në aleancat e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe orientimin e politikës së jashtme. Gjithashtu, ai përmendi rolin e Shqipërisë si bashkë-penë-mbajtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi çështjen e Ukrainës.

Ministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së solidaritetit dhe kohezionit që Aleanca duhet të tregojë gjithmonë, por veçanërisht në këtë moment. Ai nuk la pa përmendur dhe vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të Komandave Strategjike dhe strukturave të tjera të NATO-s, në mobilizimin dhe gatishmërinë e përhershme në ruajtje të kufijve të vendeve të Aleancës.

Për këtë, Peleshi solli në vëmendje kontributet aktuale të vendit tonë në kuadër të Aleancës, si dhe vendimet më të fundit për mundësinë e shtimit të kontributit në kufijtë juglindorë të Aleancës, sipas modelit të Prezencës së Përforcuar të Përparuar në vendet Balltike (eFP).

Për sa i përket zhvillimit dhe implementimit të kapaciteteve të Mbrojtjes, Peleshi rikonfirmoi edhe njëherë angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e Zotimit për Investime në Mbrojtje që vendet anëtare morën në Samititn e Uellsit në 2014 për arritjen e buxhetit të Mbrojtjes deri në vitin 2024 në jo më pak se 2% të PBB.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i kushtoi vëmendje të veçantë edhe hartimit të Konceptit të ri Strategjik të NATO-s, duke vlerësuar kohën që ai vjen si mjaft të duhur dhe të rëndësishme, për faktin që situata e sigurisë dhe rreziqet në mbarë globin po zhvillohen në mënyrë mjaft të paparashikueshme dhe kaotike.

Në këtrë kuadër, Peleshi kërkoi që rajonit të Ballkanit t’i kushtohet vëmendja e duhur në hartimin e Konceptit të ri Strategjik të NATO-s.

Ju sugjerojmë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Para
COVID-19/ Zvicra heq të gjitha masat për udhëtimet nga Shqipëria

COVID-19/ Zvicra heq të gjitha masat për udhëtimet nga Shqipëria

Ndërron jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv

Covid-19 në Shqipëri/ 361 të infektuar dhe 7 të vdekur në 24 orët e fundit

Video/Tifozi i jep fanellën e Hysajt për ta firmosur, Mertens: A je mirë nga koka

Video/Tifozi i jep fanellën e Hysajt për ta firmosur, Mertens: A je mirë nga koka

TE FUNDIT

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com