Kryesore

Pelegrinazhi në Tomorr/Fluks automjetesh, qytetarët nisen në këmbë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 22/08/21 |
Opi Nion

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në rrugën që të çon për në Malin e Tomorrit ku mijëra besimtarë kanë nisur pelegrinazhin për në Teqenë e Kulmakut. Duke qenë se sot është dita kryesore e pelegrinazhit ka patur një numër të shtuar mjetesh, ndërsa rruga raportohet  e bllokuar prej 4 orësh. Për këtë arsye shumë besimtarë kanë lënë makinat, duke iu drejtuar malit në këmbë për të mbërritur në Teqenë e Kulmakut.

Festa e Bektashinjve  që organizohet nga 20-25 Gusht mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë zonë duke kryer kurbanin sipas traditës dhe ngjitjen në majën e Malit të Tomorrit.

Data 20 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit,një mal i konsideruar “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu./Opinion.al

Pas