Legjenda e futbollit botëror, Pele është shtruar me urgjencë në një spital në Paris. Një temperaturë e lartë aspak e zakonshme dhe konvulsionet muskulare tronditën ish-sulmuesin brazilian vetëm pak orë pasi ai ishte bërë protagonist i një dueti të bukur me futbollistin francez Kylian Mbappe.
Diagnoza e rezervuar e spitalit ka lënë vend për dyshime, por burime pranë mediave franceze flasin për një patologji të njohur me emrin “spazmofilia”, që konsiston në hiperakktivitet të muskujve dhe konvulsione e kontraktime shpeshherë të pavullnetshme.
Simptoma të tilla janë të ngjashme me sindromën e Ajzak, një neuropati e rrallë që mund të ketë prekur atë që konsiderohet gjerësisht futbollisti më i mirë i historisë.
Në moshën 78-vjeçare dhe me një karrierë impresionuese ku kaloi kufirin e 1 000 golave, Pele nuk është hera e parë që kërkon ndihmë mjekësore. Burimi: Reuters/ Opinion.al