Legjenda e futbollit, Pele ka reaguar pas lajmeve shqetësuese lidhur me shëndetin e tij.
Në spitalin e Sao Paulos, ku po trajtohet që nga e marta, pasi nuk i funksionoi kimioterapia dhe u dërgua në terapi intensive, 82-vjeçari, tre herë fitues i Kupës së Botës dha një mesazh qetësues në Instagram.
“Miqtë e mi, dua t’i mbaj të gjithë të qetë dhe pozitivë. Jam i fortë, me shumë shpresë dhe e ndjek trajtimin si zakonisht. Dua të falënderoj të gjithë ekipin mjekësor për gjithë kujdesin që kam marrë.
Unë kam shumë besim te Zoti e çdo mesazh dashurie që marr nga ju në të gjithë botën, më mban plot energji. Dhe të shikoj Brazilin në Kupën e Botës gjithashtu. Faleminderit shumë për gjithçka!”
Ndërkohë, mjekët e spitalit siguruan se mbetet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Deklarata e 24 orëve të fundit ishte disi më optimiste sa i përket gjendjes shëndetësore të Pele’-së.
“Pati një infeksion të frymëmarrjes. Po ashtu, po i nënshtrohet një rivlerësimi të trajtimit të kimioterapisë”.
Në shtator të vitit 2021, Peles iu hoq një tumor nga zorra e trashë.
Ndërkohë, mesazhe mbështetëse janë dërguar nga e gjithë bota./Opinion.al