Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pele, në ditët e fundit të jetës? Mesazhet e mbështetjes për të

2022/12/03 at 8:45 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pele, në ditët e fundit të jetës? Mesazhet e mbështetjes për të

Legjenda e futbollit brazilian Pele është shtruar në spital ku po merr kujdesin e duhur nga një ekip mjekësh pasi trupi i tij nuk i është përgjigjur si duhet kimioterapisë në luftën e tij kundër kancerit të zorrës së trashë.

Raportet në Brazil thanë se 82-vjeçari u shtrua në spital javën e kaluar dhe janë marrë masat për t’i lehtësuar dhimbjen në një repart të “kujdesit intensiv në fund të jetës”.

Ndërkaq, BBC ka publikuar mesazhe mbështetjeje për të madhin Pele, që janë dërguar nga e gjithë bota.

Ish-klubi i tij Santos, ish-lojtari brazilian Rivaldo dhe sulmuesi francez Kylian Mbappe ishin mes atyre që dërguan  meazhe në Twitter, duke iu bashkuar tifozëve në mbarë botën.

“Lutuni për Mbretin”, shkroi sulmuesi francez Kylian Mbappe në Twitter.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator 2021 dhe që atëherë ka pasur trajtim të rregullt mjekësor.

Pele u diagnostikua me një infeksion të frymëmarrjes dhe të premten, Spitali i Sao Paulos, Albert Einstein tha se ai ishte në një gjendje të qëndrueshme.

Duke folur të shtunën, kapiteni i Anglisë, Harry Kane, tha: “Jemi shumë të trishtuar kur dëgjojmë lajmet se ai është i sëmurë, por i urojmë shërim të shpejtë, jo vetëm unë, por gjithë grupi i Anglisë. Ai është një frymëzim, një person i jashtëzakonshëm.”

Ish-sulmuesi gjerman fitues i Kupës së Botës, Jurgen Klinsmann, duke folur në BBC One të shtunën, tha: “Pele është thjesht një person i mrekullueshëm. Personaliteti i jashtëzakonshëm i futbollit botëror. Ne thjesht mund të lutemi dhe të shpresojmë për më të mirën, por është shumë lajm i hidhur”.

Ish-mbrojtësi i Argjentinës Pablo Zabaleta shtoi në BBC One: “Është një lajm shumë i trishtuar të dëgjosh për Pele. Ai ka qenë një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne, brenda dhe jashtë fushës. Ai ka qenë gjithmonë një njeri i madh.”

Vendi pritës i Kupës së Botës Katari tregoi mbështetjen e tij për Pele të shtunën, duke ndezur ndërtesat me një mesazh “Shërohuni shpejt”.

Stadiumi Lusail në Doha, i cili do të presë finalen e Kupës së Botës më 18 dhjetor, dhe Kulla Aspire pranë stadiumit Khalifa, ishin stolisur me fotografitë e Peles në fanellën e tij të famshme me numrin 10.

Ish-sulmuesi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje dhe ka shënuar në katër turne të Kupës së Botës.

Santos, klubi i tij i vetëm brazilian, shkroi në Twitter: “Është e gjithë bota që të uron mbarësi, mbreti Pele”./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë
Bota

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë

9 Shkurt, 2026 12:24 pm
“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”
Kryesore

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”

9 Shkurt, 2026 12:16 pm
Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

9 Shkurt, 2026 10:57 am
Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

9 Shkurt, 2026 10:48 am
Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Bota

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?

9 Shkurt, 2026 10:31 am
Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
Bota

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

9 Shkurt, 2026 8:25 am
Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:23 am
Para
Ngërçi mes Bullgarisë dhe RMV/ Macron: Mendoj se kemi gjetur një zgjidhje

Macron: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë për sigurinë

 “Mirësevini në Shqipëri bukë, kripë dhe..”, Berisha publikon sloganin e protestës

 “Mirësevini në Shqipëri bukë, kripë dhe..", Berisha publikon sloganin e protestës

Video/ Goli i nëntë në Botëror, Lionel Messi kalon edhe Maradonën

Video/ Goli i nëntë në Botëror, Lionel Messi kalon edhe Maradonën

TE FUNDIT

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë

Grabitje në Brindisi/ Pritë ndaj fugonit me para, të shtëna me armë ndaj policisë
9 Shkurt, 2026

Një fugon i blinduar që transportonte para u sulmua këtë mëngjes në autostradën që lidh Leçen me Brindisin. Mediat italiane...

Lexo më shumë

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”

“Balluku”, Rama paralajmëron ndryshime ligjore pas vendimit të “Kushtetueses”
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar lidhur me vendimin e Kushtetueses, e cila...

Lexo më shumë

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
9 Shkurt, 2026

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur faza përfundimtare për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri...

Lexo më shumë

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
9 Shkurt, 2026

Banorët e Rrjollit janë zhvendosur këtë të hënë duke protestuar përpara Prokurorisë së Shkodrës. Ata kërkojnë nga drejtësia që të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com