Shtimi i qarkullimit të bicikletave në Tiranë gjatë periudhës së pandemisë ka bërë që polica të kontrollojë tashmë edhe pedaluesit dhe jo vetëm drejtuesit e makinave.
36 drejtues biçikletash janë gjobitur në 24 orët e fundit në Tiranë për shkak se kanë thyer rregullat e qarkullimit.
Policia në njoftimin e saj i bën thirrje qytetarëve të respektojnë korsinë e biçikletave. Sipas nenit 180 të Kodit Rrugor shqiptar qytetarët duhet ti respektojnë korsitë e posaçme kur ato ekzistojnë
Ligji parashikon se cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. /Opinion.al