-U tha në Opinion

Pedagogia shqiptare: Lajmi i mirë, virusi nuk ndryshon kodin gjenetik


               Publikuar në : 23:56 - 31/03/20 |
Opi Nion

Ende vijojnë studime dhe kërkime për të zbuluar me shumë mbi koronavirusin dhe formulën e tij gjenetike.

Pedagogia shqiptare në “Oxford” Detina Zalli bëri të njohur në emisionin “Opinion” një studim të fundit të  John Hopkins Hospital.

“Një lajm i mirë shkencor nga John Hopkins Hospital ka vënë re që virusi nuk ndryshon kodin e tij gjenetik me shpejtësi dhe ky është një lajm shumë pozitiv, sepse nëse zbulohet një vaksinë efektive në të ardhmen, vaksina do të vijojë të funksionojë për disa kohë, sepse virusi nuk ndryshon kodin. Edhe nga një studim që ka dalë sot, pothuajse janë të sigurt që ky virus i familjes korona ndryshon shumë ngadalë. Ekziston ende një pyetje e hapur se sa e qëndrueshme është përgjigja imunitare, nëse njerëzit që janë infektuar një herë mund të ri infektohen. Studimet e fundit tek shimpazetë kanë treguar që majmunët zhvillojnë antitrupa kundër COVID 19, por duhet të presim edhe pak kohë”, tha Zalli.

Më tej studiuesja tha se në mënyrën se njerëzit e përballojnë këtë virus, kanë ndikim faktorët gjenetikë.

“Jam e sigurt  ka të bëjë me faktorë gjenetikë.Një studim ka treguar që disa persona kanë gjene që prodhojnë proteinën ACE2 dhe nëse ke këtë proteinë virusi infekton shumë më shpejt, por jam e sigurt që ka të bëjë me gjenetikën. Ka të bëjë me disa faktorë gjentikë mendoj, ende nuk e dimë se çfarë, por do dali në të ardhmen”, u shpreh Zalli./Opinion.al

 

Pas