Gazetarja, pedagogia dhe poetja Erenestina Halili ka postuar një foto me fjalë prekëse për të birin Kejdi Halilin. Kejdi ndërroi jetë më 21 nëntor 2016 në një aksident tragjik me motor, së bashku me shokun e tij, këngëtarin Ergi Dinin. Sot në ditëlindjen e të birit, ajo shkruan se në këtë datë të këtij viti i biri do të mbushte 22 vjeç. Ajo thekson ndër të tjera se i biri është ringjallur.