Sociale

Pedagogët marrin vendimin, bojkot mësimit më 17 tetor. Protesta 2 orëshe çdo ditë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 14/10/22 |
Opi Nion

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka deklaruar këtë të premte në protestën e zhvilluar para Universitetit të Arteve se do të bojkotojnë procesin mësimor, i cili nis të hënën më 17 tetor.

Ata shprehen se ky vendim i tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave nga ana e qeverisë.

Po ashtu, sindikata bëri me dije se duke filluar nga e hëna pedagogët do të protestojnë çdo ditë para fakulteteve për rreth dy orë. Protestat e tyre do  të fillojnë nga ora 10:00 deri në 12:00./Opinion.al

Pas