Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka deklaruar këtë të premte në protestën e zhvilluar para Universitetit të Arteve se do të bojkotojnë procesin mësimor, i cili nis të hënën më 17 tetor.
Ata shprehen se ky vendim i tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave nga ana e qeverisë.
Po ashtu, sindikata bëri me dije se duke filluar nga e hëna pedagogët do të protestojnë çdo ditë para fakulteteve për rreth dy orë. Protestat e tyre do të fillojnë nga ora 10:00 deri në 12:00./Opinion.al