Parlamenti Europian ka votuar me 519 vota pro rezolutën e Shqipërisë. Rezoluta, e prezantuar nga Isabel Santos u votua me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenim.
Ajo kishte të bënte me progresin e në reformat gjatë vitit 2021. Kjo është përshëndetur nga Raportuesja e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, e cila kërkoi gjithashtu mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me vendin tonë.
Gjatë fjalës së saj në Parlamentin Europian, Santos u shpreh se Shqipëria i plotëson të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian./Opinion.al