Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Sipas agjensisë italiane të lajmeve Ansa, me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime Parlamenti Europian miratoi rezolutën në të cilin kërkon t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat për në BE Ukrainës dhe Moldavisë.
Raporti tregon gjithashtu vullnetin për t’i dhënë statusin kandidat Gjeorgjisë, pasi të jenë përfunduar reformat e nevojshme.
Deputetët pohojnë se “në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”, por theksojnë “se nuk do të ketë procedura të përshpejtuara për anëtarësimin në BE” dhe se ky mbetet “një proces i bazuar në meritë”./Opinion.al