Aktualitet

PD:Përdori helikopterin ushtarak, Xhaçka ka shpenzuar mbi 100 milion lekë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 30/11/20 |
Opi Nion

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi në një dalje për mediat ka bërë të ditur se Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shpenzuar brenda dy mujave 100 milionë lekë, duke përdorur helikopterin ushtarak për të udhëtuar për qëllime të fushatës politike drejt Dibrës.

“Helikopteri ushtarak ka udhëtuar 22 herë në Dibër për t’i shërbyer Olta Xhaçkës. Të përdorësh 22 herë brenda 2 muajve helikopterin për punët e partisë, nuk është shpërdorim detyre, por edhe abuzim me paratë e shquiptarëve. Vetëm në 2 muaj Olta Xhaçka ka shpenzuar mbi 100 milion lekë. Faktet janë të pakundërshtueshme”, tha Gjunkshi duke publikuar edhe datat e udhëtimeve.

Ish-deputeti ka kërkuar dorëheqjen e ministres Xhaçka ndërsa tha se Partia Demokratike do ta çojë çështjen deri në fund.

“Helikopteri ushtarak që mban 27 persona në bord, përdoret si lodër nga Olta Xhçka dhe anëtarë të stafit të ngushtë poilitik. Helikopteri ka bërë edhe 2 rrugë  brenda ditës vajtje-ardhje. Në vend që të shkarkojë ministren, Edi Rama hesht. Më e pakta që mund të bëjë Olta Xhaçka është të japë dorëheqjen. PD do ta çojë deri në fund këtë çështje të abuzimit të rëndë me pushtetin dhe fondet publike”, tha Gjunkshi.

Pas