Teksa janë numëruar 74% të votave, duke kryesuar Levizja Vetevendosje Kadri Veseli i PDK në një deklaratë për shtyp pak më herët ka pranuar humbjen.
“PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombin dhe shtetin. I jam mirënjohës mijëra njerëzve që i takuam këto ditë”, tha ai konferencë për media.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasuan situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj me 19 korrik, pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.