Aktualitet

PDIU reagon për djegien e flamurit shqiptar nga minoritari grek


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 16/06/20 |
Opi Nion

Një gjest provokativ ka ndodhur në Sarandë, ku  minoritari grek Manolis Vitos ka djegur flamurin shqiptar. Lidhur me këtë gjest, ka reaguar PDIU e cila thekson se SPAK duhet të nis hetimet për këtë akt të rëndë.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale,  PDIU shkruan se duhet një reagim zyrtar urgjent për djegien e flamurit, por edhe për lajmin e krijimit të një formacioni ushtarak për aneksimin e jugut të Shqipërisë nga Greqia.

Postimi 

Protestojmë fuqishëm për provokimet që po shfaqen në jug të vendit dhe heshtjen e autoriteteve shqiptare. Ftojmë organet e prokurorisë dhe SPAK të hetojnë mbi aktet e rënda që çojnë vendin në skenare shumë të rrezikshm dhe cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë. Djegia e flamurit kombëtar të Shqipërisë nga ekstremistë greke dhe lajmi për krijimin e një formacioni ushtarak për aneksimin e jugut janë ngjarje të rënda e vepra penale të rënda dhe kërkojnë reagim zyrtar urgjent. Ndërkoheë nga autoritetet shtetërore nuk ka asnjë prononcim për këto vepra të rënda që përdhosin simbolet kombëtare e cënojnë integritetin territorial të vendit. Kryeministri shqiptar që betohej poshtë koshit të basketbollit, se do të ngrinte zërin për Çamërinë kur i kishte jetike votat e PDIU-së, sot mbyll sytë dhe hesht përballë provokimeve të shovinistëve fqinje. Ju ka përmbushur atyre çdo kërkesë, nga mbushja e jugut me varret e ushtarëve pushtues, që i nderon me ceremonial shtetëror, heqja e vendlindjes për të moshuarit e Çamërisë, censusin e popullatës sipas kërkesave të Athinës zyrtare, nderimi i andartëve grekë që masakruan shqiptarët në jug, e që sot kanë buste në territorin e Republikës së Shqipërisë për turpin e të gjithëve në dënimin me heshtje e harrim që i bëri Çamërisë. Heshtja e tij flet shumë për nënshtrimin e politikës shqiptare ndaj shovinizmit fqinj. Ftojmë organet e prokurorisë dhe SPAK të hetojnë mbi këto akte të rënda që mund të çojnë vendin në skenare shumë të rrezikshme, e të cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë./ Opinion.al

Pas