Aktualitet

PDIU kundër ardhjes së Dendias në Shqipëri,qytetarët përplasen me policinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:07 - 20/10/20 |
Opi Nion

Mbështetësit e PDIU kanë dalë në protestë ditën e sotme  për të kundërshtuar ardhjen në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se Shqipëria ka humbur mjaft tokë e det dhe s’duhet të vijojë më.

 “Jam i detyruar që të bëj një prononcim të shkurtër. Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitën së ministrit të jashtëm grek. Për t’i kujtuar çështjen çame, kërkimin e faljes, pronat, sigurisht edhe për kufijtë detarë. Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do e bënim me distancim social, pankarta dhe foni. Fatkeqësisht ësthë i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem. Nuk e zgjodhëm ne që në kohë COVID-i të bëjmë protestë, por në kohë COVID-i Greqia në flet më duart e forta. Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk ke mi dalë të fshihemi.”- tha Idrizi.

Ndërkohë, protestuesit janë përplasur me forcat e policisë e cila iu ka kërkuar që të mos qendrojnë para ministrisë së Jashtme./ Opinion.al

Pas