Kryesore

PD zhvillon primaret për Tiranën, nis procesi i votimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:46 - 04/12/22 |
Opi Nion

Ka nisur procesi i votimit në primaret e Partisë Demokratike për Tiranën.

Janë 7 kandidatë të cilët do të votohen nga anëtarësia, por edhe nga simpatizantët e Partisë Demokratike, në një proces nga i cili pritet të dalë kandidati që do të përfaqësojë këtë forcë politike në zgjedhjet e 14 Majit. Sot votohet në të gjitha degët e PD-së së Tiranës, për 7 emrat në garë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda.

Në selinë qëndrore të PD do të votojnë 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD.

Kandidati Ilir Alimehmeti do të votojë në orën 9.30.

Kandidati Belind Këlliçi në orën 10.00.

Kandidati Julian Deda në orën 10.15.

Kandidatja Adriana Kalaja në orën 10.30.

Kandidati Gerti Bogdani në orën 10.45

Kandidati Fatmir Merkoçi në orën 11.00

Kandidatja Enkelejda Fejzo në 11.30

 

Pas