Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Zbardhëm skemën e blerjes së votës me 125 milion euro transferta

2021/05/11 at 1:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Zbardhëm skemën e blerjes së votës me 125 milion euro transferta

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të martë fakte të tjera, që sipas kësaj force politike vërtetojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Në një deklaratë për shtyp deputetja e kësaj force politike, Jorida Tabaku, zbardhi skemën kriminale të blerjes së votës me 125 milion euro transfera të pakushtëzuara për 11 bashki për programin e rindërtimit.

Siç shprehet Tabaku këto transferta janë miratuar dhe janë alokuar pas 1 Janarit 2021 duke shkelur Kodin Zgjedhor që i ndalon rreptësish gjatë 4 muajve të fundit përpara datës së zgjedhjeve.

“Ditë pas dite ne po publikojmë gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna për vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në histori të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre elektorale të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë. Një javë më parë, Partia Demokratike bëri publike një operacion në shkallë të gjerë të blerjes së votës duke përdorur fondet e rindërtimit. Sipas të dhënave të deriatëhershme, 40 milion euro ishin shpërndarë nga buxheti gjatë muajve mars-prill për ndërtimin e banesave individuale. Dëmet në banesat individuale ishin rishikuar dhe rritur disafish në mënyrë fiktive për të influencuar votën e familjeve që përfituan. Individë pa asnjë dëmtim në shtëpitë e tyre u futën në listat e përfituesve përmes një zinxhiri VKM-sh dhe Vendimesh të Këshillave Bashkiakë në 11 bashki, përfshirë Tiranën, Durrësin, Kavajën, Kamzën, Vorën, Lezhën, Laçin, Kurbinin e Mirditën.
Sot ne po bëjmë publike një provë disa herë më të rëndë nga ky operacion i manipulimit të zgjedhjeve me angazhimin në shkallë të gjerë të të gjitha institucioneve. Shifra e përditësuar e transfertave të pakushtëzuara të qeverisë për këto 11 bashki është 124.4 milion euro të dedikuara vetëm për rindërtimin. Nga këto, 73 milion euro i janë dhënë Bashkisë së Tiranës, rreth 12 milion euro Bashkisë Durrës, 10.4 milion euro Kurbinit, 5.8 milion euro Kavajës, 4.8 milion euro Kamzës etj. Të gjitha këto transferat janë miratuar dhe janë alokuar pas 1 Janarit 2021 duke shkelur Kodin Zgjedhor që e ndalon rreptësisht këtë gjatë 4 muajve të fundit përpara datës së zgjedhjeve.
Mijëra familje përfituan rritje të vlerës së dëmit nga DS1 në DS2 e deri në DS5, duke u akorduar miliona e dhjetëra miliona lekë secilës prej familjeve që përfituan nga ndryshimi i masës së dëmit. Dhjetëra VKM e VKB u miratuan nga 1 Janari 2021 deri më 25 prill për të lejuar makinerinë e manipulimit të ndikonte votën e qytetarëve.
Këto janë provat e një prej operacioneve në shkallë më të gjerë të shndërrimit të shtetit në një instrument në dorë të makinerisë së deformimit të votes dhe shkrirjes së shtetit me Partinë Socialiste.
Për këtë krim ku janë përfshirë një zinxhir i gjatë institucionesh nga Këshilli i Ministrave, Këshillat Bashkiakë etj, akoma nuk është ndërmarrë një veprim hetimor nga SPAK. Ndërkohë, dhjetëra kallëzime të Partisë Demokratike për krime zgjedhore në çdo qytet e çdo fshat të vendit vazhdojnë të flenë në sirtarët e SPAK. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve. Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD por me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Shqipëria humbi për shkak të masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, më e rëndësishme ose më pak e rëndësishme, do të trajtohet vetëm pasi të kemi shpalosur të gjithë përmasat e masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim nga Rama-Doshi-Rakipi”, tha Tabaku./Opinion.al

Etiketa: blerja e votesPDzgjedhjet

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Sulmi në shkollën ruse, momenti kur nxënësit hidhen nga kati i katërt

Sulmi në shkollën ruse, momenti kur nxënësit hidhen nga kati i katërt

Asfiksohen tre minatorë  në Martanesh, transportohen për në spital

Asfiksohen tre minatorë në Martanesh, transportohen për në spital

Negociatat, Rama: Pse mendoj kaq shpesh për kryeveprën e Beckett

Negociatat, Rama: Pse mendoj kaq shpesh për kryeveprën e Beckett

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com