Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Veliaj tender 200 mln lekë për konviktet, i doli boja për katër muaj

2019/10/28 at 2:15 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Veliaj tender 200 mln lekë për konviktet, i doli boja për katër muaj

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike tha se ngjarja e ndodhur dje në Qytet Studenti, kur një tavan u rrëzua në një prej konvikteve të rikonstruktuara, është treguesi më i qartë i propagandës së rrezikshme të Ramës dhe Veliajt.

Orjola Pampuri u shpreh se fasada ka rënë dhe vjedhjes me paratë e studentëve i ka dalë boja vetëm 4 muaj pas rikonstruksionit, të inauguruar me zhurmë propagandistike. Gjithashtu ajo theksoi se dokumentat zyrtare tregojnë se për suvatimin që ka rënë, bashkia e Tiranës ka paguar 200 milionë lekë duke shtuar se në këtë tender për vetëm 4 godina, si në shumë tendera të Bashkisë së Tiranës, nuk ka fituar oferta më e ulët.

Pampuri nënvizoi se megjithëse punimet janë kryer me më shumë para, ato janë kryer keq dhe kanë vënë në rrezik studentët, të cilët nuk meritojnë të mashtrohen sipas modelit të mjerë dhe korruptiv të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Deklarata e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri

Një ngjarje e rëndë në Qytetin Studenti, e ndodhur, fatmirësisht, në mungesë të studentëve, po u risjell atyre në vëmendje mashtrimin e madh të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për përmirësimin e kushteve të jetësës në konvikte.

Rrëzimi i tavaneve në një prej konvikteve që gjoja u rikonsteuktuan pas protestës së studentëve, është treguesi më i qartë i propagandës së rrezikshme të Ramës dhe Veliajt.

Në vend që të siguronin punime cilësore, siç studentët e meritojnë, kampionët e vjedhjes në Shqipëri bënë show me fasadat e godinave ku jetojnë shumica e studentëve.

ERION VELIAJ: “Dua të falenderoj stafin e qytetit Studenti, që kanë kaluar gjithë verën për t’u siguruar që kushtet janë optimale. Ajo që është bërë, është sagllam. Do të thotë me termoizolim, me nyje higjenosanitare, me bateritë e dusheve, me taraca të rregullta, me hapësira të përbashkëta, me ndriçim led, me rrjet të ri elektrik”

Tani, fasada e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt ka rënë dhe vjedhjes me paratë e studentëve i ka dalë boja vetëm 4 muaj pas rikonstruksionit, të inauguruar me zhurmë të përditshme propagandistik nga kampionët e korrupsionit me fasadat.

Dokumentat zyrtare tregojnë se për suvatimin që ka rënë në godinat e studentëve, bashkia e Tiranës ka paguar 200 milionë lekë. Në këtë tender për vetëm 4 godina, si në shumë tendera të Bashkisë së Tiranës, nuk ka fituar oferta më e ulët. Kjo do të thotë se, megjithëse punimet janë kryer me më shumë para, ato janë kryer keq dhe kanë vënë në rrezik studentët.

Me 200 milionë lekë, të hedhur në bojën e propagandës së Edi Ramës dhe Erion Veliajt, jeta e studentëve nuk është bërë më e mirë që nga protesta e 10 muajve më parë.

Përkundrazi! Për hir të pushtetit, është rrezikuar jeta e fëmijëve tanë .

Erjon Veliaj dhe Edi Rama duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë!

Studentët nuk e meritojnë të jenë të rrezikuar në strehën që u siguron shteti. Ata nuk meritojnë të jenë të mashtrohen, të tradhëtohen dhe të braktisen sipas modelit të mjerë dhe korruptiv të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Alternativa më e mirë për studentët dhe për rininë është Partia Demokratike dhe plani i saj për një arsim të lartë cilësor, me kushte të garantuara, ku, të mbështetur me bursë, të rinjve u jepet mundësia të studiojnë, pavarësisht nga gjendja ekonomike

Etiketa: PDtenderVeliaj

Ju sugjerojmë

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?
Bota

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?

19 Korrik, 2025 12:50 pm
Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët
Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët

19 Korrik, 2025 12:41 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

19 Korrik, 2025 12:16 pm
Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit
Aktualitet

Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit

19 Korrik, 2025 12:04 pm
‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime
Aktualitet

‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime

19 Korrik, 2025 11:42 am
Sllovenia miraton ligjin që lejon vdekjen e asistuar
Bota

Sllovenia miraton ligjin që lejon vdekjen e asistuar

19 Korrik, 2025 11:32 am
Gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen mbi 85 vite burg/Trafikonin kokainë…
Bota

Gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen mbi 85 vite burg/Trafikonin kokainë…

19 Korrik, 2025 11:18 am
VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit
Aktualitet

VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit

19 Korrik, 2025 10:56 am
Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator
Aktualitet

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator

19 Korrik, 2025 10:41 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/ MM: Janë raportuar 20 vatra zjarri, katër ende aktive

19 Korrik, 2025 10:36 am
Para
Pas vitesh refuzimi, Jennifer Aniston zbulon pse hapi profil në Instagram

Pas vitesh refuzimi, Jennifer Aniston zbulon pse hapi profil në Instagram

Kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë,ndalohet 38-vjeçari në Pogradec

Kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë,ndalohet 38-vjeçari në Pogradec

Vodafone Albania nënshkruan marrëveshjen për blerjen e Abcom

Vodafone Albania nënshkruan marrëveshjen për blerjen e Abcom

TE FUNDIT

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?
19 Korrik, 2025

Gjermania dhe Britania e Madhe nënshkruan një Traktat Miqësie. Ai parashikon më shumë tregti, më shumë shkëmbime - dhe mbi...

Lexo më shumë

Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët

Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët
19 Korrik, 2025

Gjykata e Dibrës ka lënë në burg Petrit Çakrajn dhe Fatjon Bushgjokën të arrestuar nga policia si autorë të dyshuar...

Lexo më shumë

Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
19 Korrik, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-tën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga...

Lexo më shumë

Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit

Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit
19 Korrik, 2025

Lëvizte me armë zjarri me silenciator gati për qitje, kapet në Kombinat në Tiranë dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Njëkohësiht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com