Politikë

PD: Veliaj ka dhënë leje për ndërtimin e një kulle tjetër


               Publikuar në : 18:13 - 19/01/20 |
Opi Nion

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është shprehur se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë leje për ndërtimin e një kulle tjetër në kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta”,  ku më parë ka ekzistuar ndërtesa “Ekspozita sot”,  një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës.

Gjithashtu, Zhupa shkruan; “Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të radhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking . Volumi i sipërfaqes së përgjithshëm të ndërtimit që do t`i zërë frymën kryeqytetit është 67.366 m2.”

Postimi

Erioni Betoni vazhdon betonizimin e Tiranës me kulla të larta pavarësisht se jemi qyteti me ajrin më të ndotur në Europe dhe të dëmshem për shëndetin. E rradhes është kulla që do i zërë vendin ish ekspozitës, nje sipërfaqe ndertimi 67.366 m2 me 24 kate lartësi!

Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të rradhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking . Volumi i sipërfaqes së përgjithshëm të ndërtimit që do t`i zërë frymen kryeqytetit është 67.366 m2.

Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa “Ekspozita sot” një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës.

Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetareve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat! I emëruar në krye të bashkisë nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në nje kullë!/ Opinion.al

Pas