Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: “Unaza e Re”, aferë korruptive, 18 milionë euro për një kompani guaskë

2018/11/07 at 2:27 PM
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: “Unaza e Re”, aferë korruptive, 18 milionë euro për një kompani guaskë

Me dhjetra banorë të Unazës së Re kanë bllokuar këto ditërrugën pranë unazës në shenjë protestë për mbrojtjen e pronës së tyre. Ata pretendojnë se punimet që po bëhen për ndërtimin e Unazës së madhe po u prishin shtëpitë dhe bizneset ende në proces legalizimi.


Banorët thonë se janë njoftuar vonë për këtë vendim i cili po i nxjerr në qiell të hapur pa marrë asnjë dëmshpërblim për pronën e tyre. Qytetarët i bëjnë thirrje shtetit të mbrojë ata për pronat në të kundërt do të vijojnë protestat në ditët në vijim. Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar pas protestës duke thënë se nderhyrja bëhet në kuadër të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Per situaten e krijuar tek Unaza e Re dhe protesten e banoreve atje ka folur zyrtarisht sot edhe PD-ja permes zedheneses Ina Zhupa .

INA ZHUPA, ZËDHËNËSE E PARTISË DEMOKRATIKE

Prej disa ditësh, qindra familje tek Unaza e Re, po protestojnë për braktisjen totale nga qeveria, e cila po u shkatërron shtëpitë pa u dhënë asnjë dëmshpërblim për llogari të një afere të madhe korruptive dhe klienteliste për rindërtimin e 3 segmenteve të Unazës së Re të Tiranës.

Janë 40 milionë euro të shpërndarë praktikisht pa garë tek tre kompani, të cilat janë shpallur fituese, sepse pjesëmarrësja e dytë në tender, nuk ka dhënë asnjë ofertë. Kompania “Vëllezërit Hysa” është përdorur për të mashtruar ligjin dhe për të nxjerrë fituese kompanitë e paracaktuara nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Skandali i aferës tek Unaza e Re thellohet edhe më shumë nga shpallja fituese e bashkimit të një kompanie guaskë, DH Albania, pronarët e së cilës janë të panjohur, me një kompani shqiptare, BIba X, që vazhdimisht ka qenë nën sekuestro për mos shlyerje borxhesh. Ky konsorcium ka fituar pjesën e luanit në tender, 18 milionë euro.

Faktet se pas rindërtimit të Unazës së re fshihet një afere korruptive janë disa:
1. Kompania Dh Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit
2. Kompania mëmë e saj është kompani e regjistruar në parajsë fiskale, me pronarë të panjohur.
3. Kompania biba X ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para së të shpallej fitues i tenderit
4. Kompania Biba X, sipas të dhënave të medias, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskë. Duke grabitur me maskën e parajsës fiskale, 18 milionë euro të taksave të shqiptarëve.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët. Të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë. Ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm.

Partia Demokratike gjen rastin të sigurojë shqiptarët se me “Ligjin Antimafia” askush nuk do gëzojë pasurinë e grabitur. Duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale.

Etiketa: ina zhupatenderiunaza e re


Ju sugjerojmë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
Aktualitet

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

25 Shtator, 2025 4:04 pm
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

25 Shtator, 2025 3:24 pm
Ish-deputetja e LSI emërohet zv/ministre e Brendshme
Politikë

Ish-deputetja e LSI emërohet zv/ministre e Brendshme

25 Shtator, 2025 2:40 pm
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese
Kryesore

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese

25 Shtator, 2025 2:24 pm
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025 1:36 pm
Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime
Kryesore

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime

25 Shtator, 2025 12:55 pm
Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë
Kryesore

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

25 Shtator, 2025 12:00 pm
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi motit/ Kushte të paqëndrueshme atmosferike

25 Shtator, 2025 8:52 am
Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
Politikë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:40 pm
Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
Politikë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

24 Shtator, 2025 6:35 pm
Para
Dokumenti/ Abuzoi me licensimin, UEFA dënon Federatën e Futbollit

Dokumenti/ Abuzoi me licensimin, UEFA dënon Federatën e Futbollit

Modelja publikon mesazhet erotike me babain e kolegeve, Gigi e Bella Hadid

Modelja publikon mesazhet erotike me babain e kolegeve, Gigi e Bella Hadid

Ministrja e Ramës i përgjigjet Bashës: Shëndetësia jonë është ku e ku me qeverisjen e PD-së

Buxheti/ Manastirliu: Nga Janari 2019 japim çekun e bebes
















TE FUNDIT

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
25 Shtator, 2025

Një këmbësor 55-vjeçar është përplasur ditën e djeshme nga një makinë, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”. Në njoftimin e sotëm...

Lexo më shumë

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”
25 Shtator, 2025

Ekspertët kinezë kanë vizituar prodhuesin e armëve IEMZ Kupol më shumë se gjashtë herë që nga tremujori i dytë i...

Lexo më shumë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
25 Shtator, 2025

Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme nuk ka të ndalur. Një pronë në 6 mujorin e parë...

Lexo më shumë

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg
25 Shtator, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dënuar me pesë vjet burg, pasi u shpall fajtor për organizatë kriminale në një rast që lidhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com