Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Trajtimi i COVID-19 është falas, qeveria po shkel ligjin

2020/10/29 at 8:37 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Trajtimi i COVID-19 është falas, qeveria po shkel ligjin

Partia Demkratike ka akuzuar qeverinë se po shkel ligjin duke mos rimbursuar ilaçet për personat e prekur me koronavirus që po trajtohen në shtëpi.

Ish-deputeti Bardh Spahia thotë se ligji parashikon se çdo personi të dyshuar ose të konfirmuar me sëmundje infektive i ofrohet shërbim shëndetësor i menjëhershëm dhe falas, pavarësisht nivelit të kujdesit shëndetësor.

 “Propaganda sistematike e Edi Ramës dhe e ministres së tij militante të shëndetësisë, tregon se e kuptojnë fare mirë se cfarë po u bëjnë qytetarëve, pra cdo veprim në dëm të tyre e kanë me ndërgjegje!!! Braktisja e qytetarëve duke mos u ofruar trajtimin shëndetësor falas për Covid-19, përvecse c’njerëzore është shkelje ligjore dhe një shkelje që cënon shëndetin e jetën është vepër penale. Ligji 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” detyron qeverinë, që çdo personi të dyshuar ose të konfirmuar me sëmundje infektive, sipas një liste të përcaktuar nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës Epidemike dhe Shërbimi Kombëtar i Kujdesit ndaj Sëmundjeve Infektive, të miratuar me urdhër nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, t’i ofrohet shërbim shëndetësor i menjëhershëm dhe falas, pavarësisht nivelit të kujdesit shëndetësor. Madje i njëjti ligj detyron që shërbimi për trajtimin e një sëmundje infektive të ofrohet falas si në strukturat publike, ashtu edhe private. Kjo nuk ndodh nën rregjimin e Edi Ramës. Nga protokolli i trajtimit, që mban firmën e zv. ministres së shëndetësisë / kryetare e komitetit të ekspertëve për trajtimin e të sëmurëve me Covid, vetëm Azitromicina është në listën e rimbursimit. Por këtë medikament qeveria e rimburson pjesërisht: vetëm 6 kokrra (tablete) prej 250 mg. Pacientit covid i duhet azitromicinë 500 mg për të paktën nga 6-9 ditë, pra edhe sikur të merren dy kokrra nga 250 mg në ditë, duke rimbursuar vetëm 6 kokrra 250 mg, shteti praktikisht rimburson vetëm 3 ditë terapi me azitromicinë!!!! Krejt e pamjaftueshme dhe tallëse, sidomos kur e njëjta zv. ministre që ka nënshkruar këtë protokoll deklaron se trajtimi anti Covid është falas dhe rimbursohet! Asnjë nga barnat e tjera të parashikuara në protokollin e miratuar nga ministria e shëndetësisë nuk janë në listën e rimbursimit: as Levofloxacina, as Moxifloxacina, as shurupët e kollës, e madje as edhe tresoli! I vetmi nga barnat e përdorur për Covid, e që rimbursohet është kortizoniku, një preparat që kushton shumë lirë. Nga antikoagulantët në listën e rimbursimit është vetëm aspirina 100 mg dhe Xarelto, por për Xarelto ka kufizim strikt, sepse rimbursohet vetëm për të sëmurët kronikë me Fibrilacion Atrial. Ja pra sesi qeveria që gjobit qytetarë për mosmbajtjen e maskës, e shkel vetë ligjin në mënyrën më kriminale, duke mos iu dhënë qytetarëve atë që kanë të garantuar me ligj: trajtim falas për sëmundjet infektive si Covid-19, si në spital publik ashtu edhe privat, por edhe trajtimin në shtëpi! Qytetarët po paguajnë shifra marramendëse për trajtimin në shtëpi, kur me ligj trajtimi duhet të jetë falas dhe është qeveria ajo që po e shkel ligjin! I bëj thirrje SPAK të hetojë shkeljen skandaloze të ligjit 15/2016 nga ana e ministrisë së shëndetësisë, me pasoja të rënda për shëndetin, jetën dhe ekonominë e qytetarëve shqiptarë”,-tha Spahia./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

COVID-19 në Francë, 47.637 raste të reja në 24 orë e fundit

COVID-19 në Francë, 47.637 raste të reja në 24 orë e fundit

Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare Avni Mula

Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare Avni Mula

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com