Kryesore

PD thirrje Ruçit: Parlamenti të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 02/07/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme Partia Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit që të përfshijë në seancën plenare të ardhshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte fillimin e punës nga KQZ për identifikimin biometrik.

 “Miratimi pa vonesa i ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor do të ishte hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. Çdo ditë që vonohet përfshirja e këtyre ndryshimeve për miratim në seancë plenare është një ditë e humbur në rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për zbatimin e identifikimit biometrik. Kryetari i Kuvendit të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të rradhës. Në këtë mënyrë, 3 vite nga fillimi i punës për Reformën Zgjedhore dhe 1 muaj nga Dakordësia e 5 Qershorit, Shqipëria ka shansin të tregojë se integrimi europian është vërtetë prioritet kombëtar dhe se institucionet janë të përkushtuara për të ushtruar përgjegjësitë e tyre, pa vonesa, në këtë proces jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, -shkruan Bardhi./ Opinion.al

Pas