Menjëherë pas mbylljes së procesit zgjedhor, Partia Demokratike i ka bërë thirrje të gjithë komisionerëve të saj të marrin masa për një proces sa më të mirë numërimi si edhe masa për mbylljen e procesit e votimit sipas ligjit. Sipas PD: “Garantimi i zgjedhjeve është pjesë thelbësore e procesit”. Ndërkohë që ka filluar lëvizja e kutive të votimit nga qendrat zgjedhore drejt KZAZ-ve ku edhe do të fillojë procesi final i numërimit të votave.