Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Tahiri s’ka kryer krime në Itali, por në Shqipëri. Dokumenti i pavlerë

2018/11/01 at 2:22 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi sqaron dy rregullat bazë të vettingut në politikë

Partia Demokratike përmes këshilltarit ligjir, Gazmend Bardhi kërkoi që prokuroria të ndryshojë sërish masën e sigurisë për Tahirin, pas deklaratës që ky i fundit dha publikisht. Bardhi dha se Tahiri nuk akuzohet se ka kryer krime në tokën italiane por në Shqiperi, ndaj dokumenti që paraqiteti sot ska asnje vlerë. “Sot ai jo vetëm ka kryer vepër penale duke kërcënuar punonjësit e drejtësisë, por ka vertetuar se, nëse mbetet i lirë, ai përbën rrezik për pavarësinë, prishjen e provave dhe vazhdimin e hetimeve”, tha Bardhi.


Deklarata e plotë:

Saimir Tahiri, njësoj si Edi Rama paracaktoi sot vendimin e prokurorisë për të mbyllur dosjen e përfshirjes së tij në trafik droge.

Partia Demokratike e paralajmëroi dy ditë më parë se Saimir Tahiri do të shiste një vendim të autoriteteve italiane si çlirim nga akuzat në Shqipëri.

Shqiptarët duhet ta dinë se Saimir Tahiri është hetuar nga autoritetet italiane vetëm për veprimtari kriminale në territorin italian.

Dokumenti që ai valëvit për pafajësinë e tij, është i pavlerë për veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri.

Si Ministër i Brendshëm, akuzohet për lehtësimin dhe mbështetjen shtetërore për trafikun e drogës nga organizata kriminale e Habilajve në Shqipëri.
Kjo veprimtari kriminale është zhvilluar në territorin shqiptar dhe si e tillë nuk mund të hetohet dhe as procedohet nga drejtësia italiane. Italia nuk ka juridksion për vepra penale të ndodhura në territorin e një vendi të huaj nga një shtetas i huaj.

Në 4 vite, Partia Demokratike denoncoi me emra dhe fakte se si Habilajt bënin trafik droge, duke përdorur si mburojë ndaj policisë edhe makinën personale të Saimir Tahirit, audin e famshëm AA 003 GB.

Në 4 vite Saimir Tahiri, që përbetohet për ndershmëri, së bashku me Edi Ramën, mohuan gjithçka, sulmuan opozitën dhe bënë avokatin e Habilajve.

Qëllimi kryesor politik i Edi Ramës prej një viti është që Saimir Tahiri t’i shpëtojë drejtësisë dhe të mos ndëshkohet.

Zgjidhja që Rama dhe Tahiri kanë gjetur është që prokuroria të prishë hetimet dhe të rrëzojë çdo akuzë për mbështetjen nga Tahiri të organizatës kriminale të Habilajve dhe trafikut të drogës.

Për ta vënë në jetë planin e lirimit të Tahirit nga akuza për trafik droge dhe sabotuar çdo hetim, Edi Rama solli në krye të prokurorisë Arta Markun dhe Donika Prelën, të cilat larguan nga dosja Tahiri prokurorët kryesorë, që kërkuan arrestimin dhe hetuan Saimir Tahirin.

Hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje FARE me hetimin në Shqipëri.

Saimir Tahiri NUK i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri:

• Ai bashkëpunoi me Habilajt në Shqipëri,
• U vuri atyre në dispozicion shefat e policisë në Vlorë që janë në arrati nga drejtësia
• Vuri në dispozicion të trafikut të drogës të paktën 127 punonjës policie.
• u vuri në dispozicion policinë kufitare,
• u vuri në dispozicion makinën dhe skafin e tij personal.

Prokuroria shqiptare ka sot të gjitha provat që vërtetojnë përtej çdo dyshimi përfshirjen aktive të Saimir Tahirit në mbrojtjen e Habiljave dhe të trafikut të drogës.

Sajmir Tahiri është simboli i politikanit mafioz, produkt i lidhjes me krimin që nga Habilajt e deri tek Shullazi.

I trimëruar nga mbrojtja mafioze që i ka garantuar Edi Rama përmes Arta Markut dhe Donika Prelës, Saimir Tahiri kërcënoi sot çdo polic, prokuror dhe gjyqtar që mund të guxojë të mos u bindet urdhrave dhe të vazhdojnë hetimin ndaj tij.

Tahiri kërcënoi sot në mënyrë mafioze indirekt edhe të gjithë ata që kanë dëshmuar apo kanë prova kundër tij.

Pas këtyre kërcënimeve, prokuroria duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për Saimir Tahirin.

Sot ai jo vetëm ka kryer vepër penale duke kërcënuar punonjësit e drejtësisë, por ka vertetuar se, nëse mbetet i lirë, ai përbën rrezik për pavarësinë, prishjen e provave dhe vazhdimin e hetimeve.

Shfaqja e sotme e Saimir Tahirit është një goditje e rëndë ndaj Reformës në Drejtësi.

Është momenti që partnerët e huaj që i premtuan popullit shqiptar drejtësi të vërtetë dhe kapjen e peshqve të mëdhenj, të mbajnë premtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar.

Etiketa: bardhitahiri


Ju sugjerojmë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:01 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Tetor, 2025 7:34 am
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tjetër vrasje me thikë, humb jetën 42-vjeçari në Berat

28 Tetor, 2025 4:56 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte

28 Tetor, 2025 4:38 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, vritet me thikë një person

28 Tetor, 2025 4:13 pm
Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
Kryesore

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

28 Tetor, 2025 4:00 pm
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
Kryesore

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

28 Tetor, 2025 2:54 pm
Para
Enca ka një mesazh: Vajza bëni qejf derisa të gjeni një djalë për shtëpi

Enca ka një mesazh: Vajza bëni qejf derisa të gjeni një djalë për shtëpi

“E verteta” e Taulant Ballës, kërkon të nxjerrë qelizat telefonike

Votohen dy anëtarët e rinj të KQZ, Balla: Janë dhe dy vende për opozitën

Lori Hoxha dhe i dashuri me të njëjtën xhaketë, ja cili e mori ‘borxh’

Lori Hoxha dhe i dashuri me të njëjtën xhaketë, ja cili e mori 'borxh'
















TE FUNDIT

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
29 Tetor, 2025

Një sasi e madhe armatimi është zbuluar nga forcat e policisë të komisariatit nr.2 në një zonë shumë pranë qendrës...

Lexo më shumë

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
29 Tetor, 2025

50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë...

Lexo më shumë

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
29 Tetor, 2025

Një numër gjithnjë e më i madh i vendeve në Rusi po i ulin ndjeshëm shpërblimet për burrat që me...

Lexo më shumë

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste
29 Tetor, 2025

Autoritetet kanë ekzekutuar disa urdhër-arreste në kuadër të hetimeve mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Lezhës. Mes të ndaluarve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com