Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Tahiri mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe lidhjeve kriminale

2019/09/20 at 3:06 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Tahiri mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe lidhjeve kriminale

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin ka treguar se drejtësia është e pashpresë sipas Partisë Demokratike. Dënimi i Tahirit me 5 vite burg për shpërdorim detyre dhe jo për akuzat e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar është sipas PD-së dëshmi se “Saimir Tahiri dhe Edi Rama dhe janë një” dhe se ky i fundit “mban peng drejtësinë.

Në një deklaratë për mediat Sekretari i Përgjithsëm i PD-së, Gazment Bardhi theksoi se ata kishin paralajmëruar se çështja Tahiri ishte teatër pasi kryeministri Rama kishte ndihmuar në prishur dosjen hetimore.

“Në dy vjet Edi Rama ka bërë veprime konkrete në këtë drejtim.

  1. Nuk lejoi prokurorinë të arrestonte që në fillim Saimir Tahirin, duke mos i hequr imunitetin në parlament dhe duke i dhënë mundësi atij të prishë provat.
  2. Shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm, që kërkoi arrestimin e Tahirit dhe, nëpërmjet Arta Markut, largoi prokurorët e dosjes Tahiri.
  3. Ekstradoi në mënyrë të paligjshme financierin e bandës së Habiljave, duke i mbyllur gojën për paratë që banda kishte shpërndarë tek pushteti.
  4. Mbylli çështjen e Orest Sotës, mikut të Saimir Tahirit, në makinë e të cilit u gjetën 863 mijë euro në të njëjtën kohë, kur prokuroria bëri kontroll në shtëpinë e Saimir Tahirit.
  5. Ushtrojë presion mbi gjykatën për të mos dënuar dhe burgosur Saimir Tahirin, pas kërcënimit që ky i fundit i bëri me dosjet e korrupsionit dhe lidhjes me krimin” deklaroi Bardhi.

Ai shtoi gjithashtu se Tahiri siguroi paprekshmërinë e tij pasi ka materiale të cilat tregojnë për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në trafik droge.

“Saimir Tahiri doli i paprekur nga drejtësia, sepse Edi Rama është peng i dosjeve të korrupsionit dhe i lidhjeve kriminale të tij dhe të familjes së tij. Saimir Tahiri posedon faktet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të drogës me laboratorin e kokainës në Xibrakë, prandaj “imazhi i Shqipërisë në Europë” nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën” tha Bardhi. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Kamza jashtë futbollit, përjashtohet edhe nga Kupa e Shqipërisë

Kamza jashtë futbollit, përjashtohet edhe nga Kupa e Shqipërisë

Jehona e dënimit të Tahirit në mediat e huaja

Tahiri paralajmëron dalje publike: Këtu për të shpjeguar të vërtetën time

Ambasada Britanike: Vendimi ndaj Tahirit ngre pikëpyetje…

Ambasada Britanike: Vendimi ndaj Tahirit ngre pikëpyetje...

TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com