Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD sulmon Ramën për luksin: Zgjedhje burracake, përdor gruan si mburojë

2019/01/07 at 2:25 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
PD publikon dokumentet: Si po i favorizon Rama oligarkët

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama në lidhje me pasurinë që ai ka deklaruar. Në një dalje publike nga selia blu, zëdhënësja Ina Zhupa pohon se Rama nuk ka ndërmend që të plotësojë kërkesat e studentëve që protestojnë, pasi nga kjo çështje nuk ka para për të vjedhur.


Po ashtu Zhupa ne emër të PD tha se Rama deklaroi se toka ku u ndërtua shtëpia në Surrël ishte blerë dhe ndërtuar me kursimet e gruas.

Ndërkohë PD thekson se vlera reale e kësaj vile sipas ekspertëve të fushës është më e madhe se ajo që ka deklaruar Rama.

Deklarimi i pasurise se Rames:

“Edi Rama nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat e studentëve, për një arsye të thjeshtë: aty nuk ka aq shumë lekë për të vjedhur. Lekët e studentëve kryeministri i ka vjedhur prej kohësh përmes Ligjit të Arsimit të Lartë dhe sot vetëm tallet me studentët. Për Edi Ramën ka rëndësi vetëm ruajtja e standardit të jetës mes luksit: Luks në shtëpinë e tij në Surrel, luks në zyrën kryeministrore me salla masazhi dhe dhoma puroje, luks me studion e punëve private me oxhak 18 mijë euro. Sipas një dokumenti të brendshëm te OSBE-së, Edi Rama, për 11 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës, zotëronte në vitin 2015 një pasuri të fshehur 200 milionë euro. Imagjinoni sa është shtuar pasuria e fshehur e Edi Ramës, pasi ka dhënë çdo gjë me koncesion tek një grusht klientësh të oborrit të Surrelit.

Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë. Ai thotë se tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja. Dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë superluksoze e paska ndërtuar me kursimet e gruas. Madje edhe në bankën me pronarë fantazëm në parajsa fiskale e ka vënë në emër të gruas. Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë.

Shqiptarët duan të dinë pse ata kanë fëmijët pa ngrohje në shkolla dhe konvikte, ndërsa Edi Rama ngrohet në oxhak 18 mijë euro. Shqiptarët duan të dinë pse 290 mijë fëmijë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa kryeministri i tyre jeton si sulltan mes luksit, në një shtëpi që profesionistët e llogarisin me vlerë 2 milionë euro. Fshehja e pasurisë marramendëse është arsyeja përse Edi Rama votoi kundër vettingut të politikanëve. Ndërsa përdorimi si mburojë politike e gruas së tij është prova e degradimit të një kryeministri që e ka përdorur pushtetin për të varfëruar edhe më shumë shqiptarët, për t’i detyruar të largohen të pashpresë nga vendi dhe për t’u pasuruar me babëzi e lakmi të pafundme për vete.

Është koha që Edi Rama të mos fshihet me pas gruas, por t’i dale për zot dhe të japë llogari për luksin e paturpshëm në të cilin jeton!”, tha Zhupa.

Etiketa: deklarateina zhupaPD


Ju sugjerojmë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
Aktualitet

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

25 Shtator, 2025 4:04 pm
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

25 Shtator, 2025 3:24 pm
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025 1:36 pm
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi motit/ Kushte të paqëndrueshme atmosferike

25 Shtator, 2025 8:52 am
Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, prefekti i Tiranës dërgon vendimin në Këshillin e Ministrave

24 Shtator, 2025 2:42 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

24 Shtator, 2025 8:28 am
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shkarkohet Erion Veliaj

23 Shtator, 2025 5:25 pm
Para
Vuçic dekorohet nga Putin, një ditë para takimit të tyre

Vuçic dekorohet nga Putin, një ditë para takimit të tyre

Ja posti ndërkombëtar që synon Bregu

Majlinda është vetëm një telefonatë më larg

Vasili i kujton Ramës: Edhe në Kolumbi studentë protestuan, por u dëgjuan

Vasili: KLP, një institucion i kapur nga Rama
















TE FUNDIT

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
25 Shtator, 2025

Një këmbësor 55-vjeçar është përplasur ditën e djeshme nga një makinë, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”. Në njoftimin e sotëm...

Lexo më shumë

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”
25 Shtator, 2025

Ekspertët kinezë kanë vizituar prodhuesin e armëve IEMZ Kupol më shumë se gjashtë herë që nga tremujori i dytë i...

Lexo më shumë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
25 Shtator, 2025

Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme nuk ka të ndalur. Një pronë në 6 mujorin e parë...

Lexo më shumë

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg
25 Shtator, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dënuar me pesë vjet burg, pasi u shpall fajtor për organizatë kriminale në një rast që lidhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com