Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Vlorë.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka publikuar një foto në mediat sociale teksa është duke porositur një krep.
“Krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e Vlorës, kur s’ke ngrënë mëngjes dhe s’do të hash drekë”, shkruan Rama.
Ky publikim i Ramës vjen në një kohë kur zhvillimet në Partinë Demokratike janë të vrullshme. Sot mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha mbajnë refendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës, ndërkohë që paralelisht në Pallatin e Kongresve pritet të nisë Kuvendi Kombëtar i 18 Dhjetorit i thirrur nga ish-kryeministri Berisha./Opinion.al