Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po mban jashtë ligjit gjyqtarin Ardian Dvorani në Gjykatën e Lartë. Alibeaj deklaron se këtij gjyqtari i ka mbaruar mandati prej 3 vitesh. Nga ana tjetër, ai parashkroi edhe një tjetër problem, mungesën e konkurimit në shkollën e Magjistraturës.
Deklatara e Enkelejd Alibeajt
Edi Rama ka lëvizur të gjithë gurët që ka në dorë për të mbajtur në detyrë të besuarin e tij në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, edhe pse mandati i tij ka skaduar prej 3 vitesh.
Gjykata Kushtetuese vendosi dhe e shpalli të përfunduar dhe te mbyllur mandatin e Ardian Dvoranit. Por Edi Rama nuk lejoi zbatimin e këtij vendimi. Me urdhrin e tij vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk u publikua ne kohe me qellim te vetëm për të mbajtur në Gjykaten e Lartë të besuarin e tij.
Ardian Dvorani vazhdon të okupojë një post gjyqtari në Gjykatën e Lartë. Edhe pse ka 3 vjet që i ka skaduar mandati, edhe pse Gjykata Kushtetuese vendosi se ai duhej të largohej, ushtarin e tij Edi Rama e mban në Gjykatën e Lartë në kundërshtim dhe shkelje të hapur të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo është drejtësia që kërkon Edi Rama: nuk zbaton vendimet e gjykatave kur nuk i interesojnë, mban me çdo kusht veglat e tij në gjyqësor.
Me Dvoranin e përjetshëm në shërbim të tij, me prenotimin e 25 vendeve në prokurori e gjykata për ushtarët e tij duke bere pseudo-konkurs pa shpallje e pa transparencë në shkollën e Magjistraturës, me çdo rast që i jepet, Edi Rama po dëshmon se nuk do drejtësi të pavarur e profesioniste, por drejtësi të kapur e nën urdhërat e tij.
Ky është delegjitimimi më kriminal dhe i shëmtuar i drejtësisë. Partia Demokratike e dënon ashpërsisht, e shpall të papranueshëm dhe nuk do ti pranojë kurrë Dvoranët e Ramës. Ata do të largohen nga zyrat që okupojnë, me hir apo me pahir.