Partia Demokratike do të shpall ditën e sotme rezultatet për zgjedhjet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme, 13 qershor, për kryetarin e ri të kësaj force politike.
Nga të dhënat paraprake të siguruara nga Opinion.al duket se Lulzim Basha ka arritur të sigurojë pjesën më të madhe të votave duke siguruar kështu mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend.
Të dhënat paraprake tregojnë për një fitore të Bashës me rreth 81% të votave.
Bëhet me dije gjithashtu se në këtë process votimi kanë marr pjesë pak më shumë se 41 mijë demokratë nga mbi 75 mijë të regjistruar si anëtarë të kësaj partie.
I dyti qendron në renditje Agron Shehaj, me 14.8 përqind të votave, duke lënë pas me 2.4 përqind zonjën Edit Harxhi dhe me 1.8 përqind Fatbardh Kadillin.
Lulzim Basha: 32882 vota
Fatbardh Kadilli: 763 vota
Edit Harxhi: 991 vota
Agron Shehaj: 6038 vota