Grida Duma nga selia e PD-së akuzoi Kryeministrin se po shpenzon miliona për ngrohjen e selisë së qeverisë ndërsa ka lënë shkollat pa ngrohje. Sipas saj, 537 milionë lekë do harxhojë Edi Rama vetëm për një pjesë të vogël të godisës kryeministrore. “Këto 537 milionë lekë janë vetëm një pjesë e vogël e mbi 13 miliardë lekë që Edi Rama do shpenzojë për vete dhe godinën e Kryeministrisë të cilën e ka kthyer në pallat argëtimi”, tha ajo.
“Prioriteti kryesor i Edi Ramës është luksi për vete. Mirëqenia e njerëzve nuk ka rëndësi për të.
Prandaj shkollat nuk kanë ngrohje dhe janë mbyllur, sepse Edi Rama harxhon për ngrohjen e zyrës së tij më shumë se për ngrohjen e të gjitha shkollave të Shqipërisë. Prandaj njerëzit po vdesin nga të ftohtit, sepse Edi Rama është ngrohtë në zyrën e tij. Ndërsa pushteti lokal mezi po përballon situatën me burimet e veta, Edi Rama jep shfaqje me shtab emergjence nga zyra e tij e ngrohtë”, vjoi akuzat Grida Duma.