Partia Demokratike dërgoi përfaqësuesit e saj ligjorë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas një bojkoti për rreth tre muaj. Ky rikthim nuk u shoqërua pa debate në mbledhjen e sotme të komisionit. Ishte pikërisht intensiteti i pyetjeve të Njazi Kosovrastit që provokoi një reagim nga ana e nënkryetarit Denar Biba.
“Duke mos qene subjekt zgjedhor interesi juaj është i barabarte me gazetaret e te tjerët, duhet te kuptoni qe pozicioni juaj nuk është me si dikur por intensiteti i pyetjeve me duket i tepruar”, tha Denar Biba.
Nga ana tjetër Njazi Kosovrasti iu përgjigj: Ju duket juve, por natyrisht e vetmja gje qe mund te thoni është nëse ky intensitet është ne kundërshtim me kodin apo jo.
Më tej Kosovrasti nuk la pa bërë të qartë gjatë debatit se Partia Demokratike vazhdon të jetë parti parlamentare. Ky rikthim ne KQZ nuk e vetmja lëvizje e re ne strategjinë politike te opozitës, pasi PD ka vendosur te shfrytëzoje çdo te drejte qe i jep kodi si parti parlamentare duke emëruar edhe anëtaret e komisioneve zgjedhore./ Opinion.al