Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me vetëvrasjet e pacientëve me COVID.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehet se vetëm një hajdut i pashpirt si Rama mund ta quaj normale vdekjen e qytetarëve.
Bardhi shkruan në “Facebook” se dhe sa qytetarë të tjerë duhet që të vdesin që qeveria të marrë masa për të rritur kapacitetet spitalore dhe për të ndihmuar personat e prekur nga koronavirusi.
LEXO EDHE: Vetëvrasjet e pacientëve me COVID,Rama: Në Itali janë vetëvrarë 71 persona
“Vetëm një hajdut i pashpirt si ti mund ta quaj normale vdekjen e qytetarëve. Edhe sa njerëz duhet tl vdesin vetëm e vetëm se ti refuzon të ndalësh vjedhjen dhe ti çosh paratë për pajisje mjekësore, për shtim të stafit dhe kapaciteve mjekësore dhe për të ndihmuar qytetarët të blejnë ilaçet e shtrenjta antiCOVID.”-shkruan Bardhi./ Opinion.al