Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se kërkon një mandat të tretë pasi duhen të përfundojnë projektet e nisura nga Partia Socialiste.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, PD i drejtohet Ramës duke thënë se premtimet që nuk u mbajtën në tetë vite qeverisje nuk mund të mbahen për katër vite.
PD thotë se kryeministri ka braktisur qytetarët dhe se opozita do të rikthejë shpresën në Shqipëri.
Postimi i PD
Edi, ajo që s’i ke bërë për 8 vjet, s’do t’i bësh për 4 vjet. Të gjithë shqiptarët e dinë që e ke lënë në baltë Shqipërinë. Vetëm ne mund ta sjellim ndryshimin dhe shpresën që i duhet Shqipërisë! Më 25 prill fiton Shqipëria dhe humb Rama./ Opinion.al