Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Rama zhvati 47 milionë euro me skemën korruptive të inceneratorëve

2020/01/04 at 2:43 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Rama zhvati 47 milionë euro me skemën korruptive të inceneratorëve

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e qeverisë, Rama se me skemën korruptive të inceneratorëve, u ka marrë shqiptarëve 47 milionë euro, duke i futur ato në xhepat e Klodian Zotos, bashkëpuëntorit të Arben Ahmetajt dhe administrator në tre inceneratorët.

Sipas deklaratës së PD, ajo që e bën edhe më skandaloze këtë skemë gjigande vjedhjeje është fakti se inceneratorët paguhen miliona euro çdo vit, megjithëse 2 prej tyre as nuk ekzistojnë.

PD shprehet se sipas kontratës korruptive të firmosur nga Edi Rama, inceneratori fantazëm i Fierit ka marrë deri tani 18 milionë euro, ndërsa ai i Tiranës 14 milionë euro, para për të cilat as nuk dihet në xhepat e kujt përfundojnë zyrtarisht, pasi kompania është e regjistruar në parajsë fiskale dhe pronari i vërtetë është i panjohur.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Edi Rama mund të bëjë propagandë 24 orë në 24 dhe të keqpërdorë njerëzit në nëvojë për një foto apo për një video më shumë, por ai nuk mund t’i fshihet dot të vërtetës së numrave. Dhe numrat tregojnë se Edi Rama po vjedh dhe po zhvat shqiptarët për t’u pasuruar vetë me ministrat dhe oligarkët e tij.

Vetëm me skemën korruptive të inceneratorëve, Edi Rama u ka marrë shqiptarëve 47 milionë euro, duke i futur ato në xhepat e Klodian Zotos, bashkëpuëntorit të Arben Ahmetajt dhe administrator në tre inceneratorët.

Ajo që e bën edhe më skandaloze këtë skemë gjigande vjedhjeje është fakti se inceneratorët paguhen miliona euro çdo vit, megjithëse 2 prej tyre as nuk ekzistojnë.

Sipas kontratës korruptive të firmosur nga Edi Rama, inceneratori fantazëm i Fierit ka marrë deri tani 18 milionë euro, ndërsa ai i Tiranës 14 milionë euro. Keto të fundit as nuk dihet në xhepat e kujt përfundojnë zyrtarisht, pasi kompania është e regjistruar në parajsë fiskale dhe pronari i vërtetë është i panjohur.

47 milionë euro të vjedhura me inceneratorët fantazëm dhe të paktën 8.5 milionë euro vetëm nga koncesioni i check up, që denoncuam dje, janë një pasuri e madhe që, në vend të investohen
për shqiptarët, i shkojnë një grushti politikanësh dhe oligarkësh të korruptuar.

Pasurimi i paligjshëm është prioriteti absolut i Edi Ramës dhe mënyra e vetme për të mbajtur pushtetin e tij të paligjshëm. Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi që pensionet nuk rriten, pagat nuk rriten, që të rinjtë dhe profesionistët po largohen nga vendi, që ekonomia është në krizë dhe biznesi i vogël lufton për mbijetesë.

Që t’i japim fund kësaj krize, duhet zhbërë pushteti i paligjshëm i Edi Ramës. Antidoti i vetëm për ketë virus janë zgjedhjet e lira e të ndershme, që do t’i japin vendit një qeveri e cila u shërben qytetarëve, duke nisur me anullimin e koncesioneve dhe PPP-ve korruptive, si ky i inceneratorëve.

Etiketa: inceneratorPDrama

Ju sugjerojmë

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
Bota

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti

30 Qershor, 2025 4:48 pm
Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët
Aktualitet

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët

30 Qershor, 2025 4:42 pm
Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin
Bota

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

30 Qershor, 2025 4:32 pm
Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë
Bota

Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë

30 Qershor, 2025 4:30 pm
Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë
Life Style

Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë

30 Qershor, 2025 4:27 pm
Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave
Bota

Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave

30 Qershor, 2025 4:24 pm
“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…
Aktualitet

“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…

30 Qershor, 2025 4:01 pm
“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta
Aktualitet

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta

30 Qershor, 2025 3:54 pm
Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate
Aktualitet

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate

30 Qershor, 2025 3:42 pm
Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror
Aktualitet

Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror

30 Qershor, 2025 3:32 pm
Para
Mosmarrëveshje mes dy vendeve, Vuçiç anulon vizitën në Mal të Zi

Mosmarrëveshje mes dy vendeve, Vuçiç anulon vizitën në Mal të Zi

Koalicioni anti-IS dhe NATO pezullojnë stërvitjet e trupave irakiane

Koalicioni anti-IS dhe NATO pezullojnë stërvitjet e trupave irakiane

Juventusi kërkon Paul Pogba?

Juventusi kërkon Paul Pogba?

TE FUNDIT

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
30 Qershor, 2025

Napoli është goditur mesditën e kësaj të hënë nga një tërmeti i fuqishëm me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter. Tërmeti...

Lexo më shumë

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët
30 Qershor, 2025

Në vitin 2024, shqiptarët udhëtuan më shumë se kurrë. Sipas INSTAT, mbi 4.4 milionë udhëtime u kryen nga banorët mbi...

Lexo më shumë

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin
30 Qershor, 2025

Izraeli është i interesuar të vendosë formalisht marrëdhënie diplomatike me armiqtë e vet të vjetër, Sirinë dhe Libanin, por statusi...

Lexo më shumë

Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë

Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë
30 Qershor, 2025

Zyrtarisht Partia e Komuniste e Kinës ka mbi 100 milionë anëtarë. Shifrat e reja të publikuara nga Pekini sot tregojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com