Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Rama të lejojë policinë që të shënjestrojë pasurinë e Saimir Tahirit

2020/02/04 at 12:45 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Rama të lejojë policinë që të shënjestrojë pasurinë e Saimir Tahirit

Sekretari i Përgjithshëm për çështjet ligjore të Partisë Demokratike, Çlirim Gjata përmes një deklarate për mediat është shprehur se kryeministri Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është vetë krimi i organizuar.

Gjithashtu ai është shprehur se Rama duhet të lejojë policinë që të shënjestrojë pasurinë e Saimir Tahirit.

“Në vend që të bëjë qesharake policinë e Shtetit me operacione të sajuara keq, Edi Rama duhet ta lejojë policinë e tij të vendosë në shënjestër pasurinë e Saimir Tahirit.
Ish ministri i tij i brendshëm, i cili ka hyrë në histori për kanabizimin e Shqipërisë, është një nga subjektet ideale të ligjit propagandistik të Edi Ramës.
Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge nga drejtësia, bën një jetë luksoze me rrogë shteti, hap biznese të reja, madje i sfidon të gjithë duke paguar 20 mijë dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “-ka theksuar Gjata gjatë fjalës së tij.

Fjala e plotë e Çlirim Gjatës:

Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është vetë krimi i organizuar.
Ai është trafikanti që mbolli Shqipërinë me kanabis dhe nuk u kap kurrë nga policia, është i dënuari që drejton trafikun nga burgu dhe merr tendera e koncesione nga qeveria e Ramës, është krimineli që blen vota dhe kërcënon votues për Edi Ramën pa u ndëshkuar nga ligji.

Pas Edmond Begos, mikut trafikant të Taulant Ballës, Saimir Tahiri është shembulli tjetër i dashtimit të Edi Ramës dhe i standardeve të dyfishta që përdor ai.
Në vend që të bëjë qesharake policinë e Shtetit me operacione të sajuara keq, Edi Rama duhet ta lejojë policinë e tij të vendosë në shënjestër pasurinë e Saimir Tahirit.
Ish ministri i tij i brendshëm, i cili ka hyrë në histori për kanabizimin e Shqipërisë, është një nga subjektet ideale të ligjit propagandistik të Edi Ramës.

Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge nga drejtësia, bën një jetë luksoze me rrogë shteti, hap biznese të reja, madje i sfidon të gjithë duke paguar 20 mijë dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sondazhet tregojnë se shqiptarët nuk i besojnë Edi Ramës dhe e dinë se i ashtuquajturi ligj anti-KÇK, është një akt tjetër propagande për të mashtruar ata dhe ndërkombëtarët, të cilët i kërkojnë qeverisë luftë reale ndaj krimit të organizuar për të nisur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin e organizuar, pasi ai nuk e lejoi policinë të sekuestrojë pasurinë e trafikantit të drogës Edmond Bego, mik i kriminelit të rrezikshëm Aldo Bare dhe mik i numrit 2 të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Njësoj ka për të vepruar edhe me Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng megjithçka di për lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Edi Rama ka ndërmend të bëjë vetëm shoë me një grup policësh, të keqpërdorur dhe të tradhëtuar në këto 6 vjet prej paktit të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin e organizuar./Opinion.al/

Etiketa: Çlirim Gjata

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Grenell i kërkon qeverisë së re të Kosovës të heqë taksën me Serbinë

Grenell i kërkon qeverisë së re të Kosovës të heqë taksën me Serbinë

Rudina Hajdari: Partitë grupe miliarderësh, nuk bëjnë dot pa krimin

Rudina Hajdari: Partitë grupe miliarderësh, nuk bëjnë dot pa krimin

Gjendet i pajetë në burg Andon Mëhillaj, sekseri i vrasësit Julian Sinanaj

Vdekja në burg e Andon Mëhillajt, çfarë thotë raporti paraprak

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com