Politikë

PD: Rama premtoi për bujqësinë 230 milionë dollarë, dha vetëm 30 milionë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:01 - 10/10/20 |
Opi Nion

Pas takimit  të kryetarit të PD me fermerët e Lushnjës, një tjetër përfaqësues i kësaj partie, vë në dukje situatën e fermerëve në Shqipëri.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook shoqëruar me një video, Akil Kraja kujton se në vitin 2017 Rama premtoi 230 milionë dollarë subvencione pë bujqësinë, por sipas tij ai dha për fermerët vetëm 30 milionë dollarë subvencione.

“Edi Rama i ka mashtruar fermerët në 2017 kur u premtoi mbi 230 milion dollarë subvencione. Ai i mashtron sërisht, sot, teksa premton miliona të tjerë. Fshatrat shqiptare anembanë vendit po braktisen masivisht për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë, për shkak të mos respektimit të punës e djersës së fermerit shqiptar, të cilët marrin ndihmën më të vogël në rajon, në disa raste dhe më pak se Kosova. Fermerët vuajnë për të gjetur treg, vuajnë kostot e naftës më të shtrenjtë në Ballkan. Ata ndihen të braktisur nga një qeverisje e korruptuar. Premtimet e tij 3D, apo me shifra marramëndese janë e njëjta propagandë e zhurmshme që dëgjojmē prej 8 vitesh”, shkruan Kraja./Opinion.al

 

Pas