Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Rama mashtroi nxënësit për klasat dixhitale dhe tabletat falas

2020/12/22 at 12:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Rama mashtroi nxënësit për klasat dixhitale dhe tabletat falas

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar qeverinë se ka dështuar me dixhitalizimin e shkollave.


Në një deklaratë për mediat, Boçi tha se në mandatin e tij të parë Edi Rama premtoi transformimin radikal të arsimit përmes projektit 3.5 milionë dollarë të dixhitalizimit të shkollave, por sipas tij ky projekt rezultoi një gënjeshtër. Ai tha se 3.5 milionë dollarët janë përdorur, por dixhitalizim të shkollave nuk kemi.

Boçi mori shembull dy gjimnaze në Elbasan, “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri”, në të cilat sipas tij nxënësit po vuajnë mungesën e klasave dixhitale dhe tabletave dhe sot nuk ka as mësim online.

Deklarata e plotë e Luçiano Boçit

Të enjten, fëmijët do të mbyllin një semestër shumë të vështirë. Mësimi i shkurtuar i këtyre 3 muajve ka dëmtuar mundësinë për një arsimim më të mirë.

Çfarë vjen më pas nuk dihet.

Pasiguria është prezente, për shkak të pandemisë, por ajo që e rëndon akoma më shumë situatën me arsimin është paaftësia e plotë e qeverisë për t’u siguruar nxënësve mësim normal online.

Në mandatin e tij të parë Edi Rama premtoi “një transformin radikal të arsimit” përmes projektit 3.5 milionë dollarë të dixhitalizimit të shkollave.

Si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky rezultoi një gënjeshtër, një mashtrim. 3.5 milionë dollarët janë përdorur, por dixhitalizim të shkollave nuk kemi.

Si mijëra të rinj të tjerë, edhe nxënësit e dy gjimnazeve kryesore të Elbasanit, “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri” po vuajnë sot paaftësinë e qeverisë, të miksuar me vjedhjen.

Të dy gjimnazet ishin të destinuar për të përfituar nga projekti 3.5 milionë euro me klasat dxhitale dhe tableta për nxënësit, por ato u vodhën dhe nuk mbrritën asnjeherë në destinacion.

Sot nuk kemi as dixhitalizim të mësimdhënies, as inovacion në arsim, nuk kemi as mësim online, por vetëm mësim të cunguar që ka rritur në mënyrë alarmante analfabetët funksionalë.

Në gjimnazin DHASKAL TODRI, sikurse ka ndodhur dhe në të gjithë shqipërinë, klasat digjitale nuk funksionojnë prej vitesh, sepse 3.2 milon eurot,, avulluan rrugës.

Ndersa tabletat  nuk dihet ku janë, por dihet që ato nuk  arritën asnjëherë në dorë të nxënësve.

Shembulli më tipik dhe njëherazi me banal i hajdutërisë së pushtetit ka ndodhur me gjimnazin tjeter Kostandin Kristoforidhi.

Tabletat e dhëna  për këtë gjimnaz u grabitën pa hyrë fare në shkollë e askush nuk mbajti përgjegjësi.

Jo vetëm që nuk kanë klasa dixhitale, por dhe internetin për laboratorin e vetëm të IT e paguajnë sot nga xhepat e prindërve të tyre.

Kështu ndodh në pothuajse të gjitha shkollat e vendit. Pandemia nxori në pah këtë mashtrim dhe dështim të madh të Edi Ramës me arsimin.

Prej 7 vjetësh, kryeministri në ikje numëron vetëm dështime. Është pergjegjësi kryesore e tij dhe e qeverisë së tij përse nxënësit nuk kanë sot as kushtet minimale për të mësuar online apo për të patir një mësim cilësor.

Shkollat sot nuk kanë platforma të dedikuara, nuk kanë klasa dixhitale, nuk kanë laboratorë modernë, sepse Edi Rama nuk i mban premtimet.

Gjëja e fundit që i intereson kësaj qeverie janë nxënësit, është arsimimi i tyre. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Edi Rama është gjithnjë e më shumë dështime.

Është koha për ndryshim! Qytetarët e duan atë! Ne, Partia Demokratike, do të sjellim ndryshimin dhe një shpresë të re për Shqipërinë./Opinion.al

 

Etiketa: luciano bocimesimi onlinePartisë DemokratikePD


Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
Bota

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

23 Tetor, 2025 6:16 pm
Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

23 Tetor, 2025 5:52 pm
Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
Bota

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

23 Tetor, 2025 5:07 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

23 Tetor, 2025 4:26 pm
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

23 Tetor, 2025 3:34 pm
Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara
Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

23 Tetor, 2025 3:05 pm
VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura
Bota

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura

23 Tetor, 2025 2:34 pm
Para
COVID-19/ MSH: Studentët mësim online, po mendojmë mbylljen e lokaleve

“Po diskriminoni katolikët ”, Rakacolli i përgjigjet George Frendos

Kush është Elona, vajza nga Durrësi e arrestuar për vrasjen e çiftit Pasho

Kush është Elona, vajza nga Durrësi e arrestuar për vrasjen e çiftit Pasho

A do të ketë kufizime gjatë festave të fund vitit? Përgjigjet Rakacolli

COVID-19/ Rakacolli: Masat shtrënguese sollën rënie të rasteve
















TE FUNDIT

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Tetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë përgjigjen e tij të parë të drejtpërdrejtë ndaj sanksioneve të SHBA-së të shpallura kundër...

Lexo më shumë

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
23 Tetor, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare...

Lexo më shumë

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
23 Tetor, 2025

Nuk është hera e parë që administrata amerikane vendos sanksione ndaj prodhuesve rusë të naftës. Para se Donald Trump të...

Lexo më shumë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
23 Tetor, 2025

Manjola Nikollo është ish-zyrtarja e radhës nga Partia Demokratike që largohet nga radhët e opozitës dhe pranon një detyrë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com