Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD-Qeverisë: Të rritet menjëherë numri i testimeve për COVID-19

2020/04/05 at 12:14 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: 10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës sot pa u skuqur fare

Partia Demokratike ka reaguar përsëri në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend.


Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i ka bërë thirrje qeverisë për rritjen e numrit të testime për COVID-19.

Spahia shprehet se . Qeveria të mos fshehë më kapacitetet testuese të vendit dhe se me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, kryeministri Edi Rama nuk mund të bëjë eksperimente të rrezikshme politike.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BARDH SPAHIA

Të dashur bashkëqytetarë,

Dy ditët e fundit konfirmuan se rritja e numrit të testimeve, zbulon më shumë të infektuar nga korona virusi.  Partia Demokratike po e kërkon prej një muaji bërjen e testimeve masive duke nisur nga personat e afërt të kontaktit, mjekët, forcat e sigurisë dhe ata që janë në kontakt më qytetarët në qendrat e shërbimeve tregtare.

Testimi masiv është qendrimi zyrtar që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe që mbështetet nga ekspertët e shëndetësisë. Testimi masiv na jep mundësinë të gjurmojmë rastet e dyshuara, të izolojmë virusin, ta trajtojmë në kohë dhe të shpëtojmë jetë.

Cili është qëndrimi i qeverisë? Për fat të keq, qeveria bën sikur nuk dëgjon. Edi Rama dhe ministrja e tij e shëndetësië nuk lënë rast pa dalë në televizor, por nuk kanë thënë asnjë fjalë sa teste kemi në dispozicion.

Ne sot e dimë sa teste ka në dispozicion Kosova, sa ka Maqedonia e Veriut, sa kanë vendet e tjera të rajonit. Dimë me saktësi edhe të dhënat e vendeve të zhvilluara, por nuk dimë sa kapacitete testuese dhe sa teste ka Shqipëria. Në vend që ky informacion të jepej që në fillim dhe të përditësohet çdo ditë, ai po trajtohet si sekret shtetëror.

Çfarë fsheh qeveria? Pse nuk tregohet numri në dispozicion i testeve dhe pajisjeve që bëjnë të mundur zbulimin e virusit? A ka një strategji qeveria që me numrin e ulët të testimeve të mbajë artificialisht të ulët edhe numrin e qytetarëve të prekur nga virusi?

Nëse me numrin e ulët të testimeve po synohet fshehja e numrit real të personave të prekur, ky është një akt gjakftohtë kriminal. Nuk është koha që Edi Rama të përdorë jetët dhe shëndetin e shqiptarëve për politikë dhe as për eksperiment.

Të dashur bashkëqytetarë,

Kemi humbur shumë kohë me numrin e ulët të testimeve dhe çdo ditë që kalon mund të humbim mundësinë për të mbajtur nën kontroll infektimin e popullatës. Çdo ditë që kalon, do ta bënte më pas jo efektive rritjen e numrit të testeve.

Është emergjencë ndërprerja e zinxhirit të infektimit dhe se vetëm diagnostikimi i hershëm i qytetarëve të prekur është çelësi i suksesit për t’iu kthyer sa më parë jetës normale.

Partia Demokratike ripërsërit apelin për të rritur menjëherë numrin e testimeve. Gjurmimi i të gjitha kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe testimi i tyre, testimi i stafeve shëndetësore dhe punonjësve të tjerë që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët, duhet të jetë prioritet.

Në këtë drejtim, pushteti vendor, së bashku me institucionet e shendeti publik në zonë apo mjekët e familjes, duhet të përfshihen në këtë gjurmim, pasi janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha.

Koha nuk pret. Është koha për testim masiv, në mënyrë që sakrifica e qytetarëve të mos shkojë dëm!/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
Aktualitet

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

31 Tetor, 2025 10:22 am
Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
Bota

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

31 Tetor, 2025 9:59 am
OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
Bota

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

31 Tetor, 2025 9:54 am
Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit
Bota

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit

31 Tetor, 2025 9:53 am
Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese
Aktualitet

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

31 Tetor, 2025 9:37 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Tetor, 2025 8:43 am
Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…

30 Tetor, 2025 10:37 pm
Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS
-U tha në Opinion

Kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale? Mazniku tregon objektivin e PS

30 Tetor, 2025 10:33 pm
Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale

30 Tetor, 2025 10:06 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Politikë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

30 Tetor, 2025 9:53 pm
Para
Festoi ditëlindjen, 66-vjeçari i infektuar dorëzon listën e pjesëmarrësve

COVID-19/ Rritja e rasteve të reja, MSH: Nuk po respektohen masat

Shqiptarët e mbetur në kufi, Basha: Akt kriminal dhe i papërgjegjshëm

Shqiptarët e mbetur në kufi, Basha: Akt kriminal dhe i papërgjegjshëm

Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja

Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja
















TE FUNDIT

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
31 Tetor, 2025

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij nga detyra si...

Lexo më shumë

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
31 Tetor, 2025

Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar. Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme...

Lexo më shumë

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
31 Tetor, 2025

Tre  vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në rajonin evropian kanë rënë dakord për një vizion të përbashkët...

Lexo më shumë

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit
31 Tetor, 2025

Shpërthimi ndodhi nën tokë, identik me një tërmet: një vullkan i padukshëm përfshiu shkretëtirën, duke hapur një krater kolosal. Kështu,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com