Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Qeveria presion me veting, drejtori i kadastrës kushëri i Braçes

2019/10/04 at 4:18 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Qeveria presion me veting, drejtori i kadastrës kushëri i Braçes

Deklaratat e zëvendëskryeministrit Erion Braçe në lidhje me vendimin e gjykatës së Durrësit për të lënë në burg drejtorin e Kadastrës së këtij qyteti, Partia Demokratike i ka cilësuar si shantazh ndaj drejtësisë.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke akuzuar kryeministrin Rama dhe zëvendësin e tij Braçe se po kërcënojnë gjyqtarët dhe prokurorët me veting. Alibeaj shton se drejtori i arrestuar i Kadastrës është kushëri dhe i Erion Braçes dhe i emëruar prej tij.

Më herët ditën e sotme Gjykata e Durrësit la në burg drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Ai u arrestua nga Krimi Ekonomik pasi dyshohet se së bashku me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Në seancën sotme ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili e quajti këtë vendim një akt të paprecedent. Ai akuzoi prokurorin e çështjes Arjan Ndoja se “ka ushtruar presion ndaj punonjësve për të tjera objekte, duke përdorur çështjen në fjalë”.

Një ditë më para, nga foltorja e Kuvendit, ndonëse nuk përmendi emra, Kryeministri Edi Rama tha se “një prokuror në Durrës është i lidhur me bandat e krimit”.

Reagimi i plotë i Enkelejd Alibeajt

Presioni i Qeverisë nga Kryeministri tek Zëvendëskryeministri ndaj prokurorisë dhe gjykatës që kanë urdhëruar arrestimin e Drejtorit të Kadastrës në Durrës, është kriminal.

Kërcënimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve me vetting për çështje konkrete është prova e gjallë sesi Edi Rama po përdor vettingun për të kërcënuar e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, që të mos hetojnë krimet e tij dhe të Qeverisë së tij.

Veprimet e prokurorit të çështjes u gjetën ligjërisht korrekte nga gjykata. Magjistratja Besjana Garxenaj, e emëruar në 10 Shkurt 2017, tregoi integritet profesional, duke mos iu nënshtruar presionit kriminal, të padëgjuar më parë, në sallën e gjyqit nga Zëvendëskryeministri Erjon Braҁe.

Drejtuesi i korruptuar i Kadastrës në Durrës, që është arrestuar me vendim gjykate, është kushëriri dhe i emëruari i Erjon Braҁes, i cili ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij dhe për të mbrojtur një zyrtar të akuzuar për korrupsion.

Edi Rama ka dy standarde për drejtësinë. Jo më larg se mbrëmë ai refuzoi të komentojë për Saimir Tahirin, me pretekstin se çështja nuk quhet e mbyllur nga drejtësia. Ndërsa për të korruptuarin e tij në Kadastrën e Durrësit, ai e sulmoi drejtësinë, kërcënoi hapur prokurorin e çështjes dhe shantazhoi gjykatën.

Partia Demokratike bën thirrje për nisjen menjëherë të hetimeve ndaj Edi Ramës dhe Erion Braçes për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek prokurorët dhe gjyqtarët në vend, si dhe shantazhimin që ai bën me procesin e vettingut për çështje individuale dhe konkrete.

Presione të tilla tregojnë para shqiptarëve se përse të pushtetshmit janë të paprekshëm dhe pse nuk ndëshkohet korrupsioni i bandës që drejton vendin. / Opinion.al

Ju sugjerojmë

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
Kryesore

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

18 Dhjetor, 2025 11:01 am
Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
Sport

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

18 Dhjetor, 2025 9:37 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Para
Rama i përmendi rakinë,Shehi: Nuk jam marrë kurrë me jetën e tij personale

Rama i përmendi rakinë,Shehi: Nuk jam marrë kurrë me jetën e tij personale

Me precedent penal, ndalohen dy persona që po qëllonin me armë në Durrës

Me precedent penal, ndalohen dy persona që po qëllonin me armë në Durrës

Ministri i jashtëm holandez: Shqipëria nuk është e gatshme për BE

Ministri i jashtëm holandez: Shqipëria nuk është e gatshme për BE

TE FUNDIT

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
18 Dhjetor, 2025

Skena kaotike mëngjesin e të enjten në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës u përplasën me gardistët në përpjekje...

Lexo më shumë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
18 Dhjetor, 2025

Ende pa nisur seanca plenare, disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Në videot e...

Lexo më shumë

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama në një dalje ‘live’ në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit të...

Lexo më shumë

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
18 Dhjetor, 2025

Futbollisti Mario Pineida (33 vjeç) u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil të mërkurën, tha ekipi i tij. Guayaquil është bërë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com