Politikë

PD: Qeveria po shkel të drejtat e njeriut, ka braktisur shqiptarët jashtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 02/04/20 |
Al Do

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut pasi sipas saj ka braktisur qytetarët shiqiptarë që kanë ngelur jashtë kufijëve gjatë krizës së pandemisë së koronavirusit.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Arben Kashahu, tha se qindra qytetarë shqiptarë nuk po lejohen të futne në Shqipëri nga kufiri me Malin e Zi dhe Greqinë megjithëse nga këto dy shtete nuk ka asnjë pengesë sipas tij.

Mbyllja e kufijve ajrorë, detarë apo tokësorë, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, nuk mund të shërbejë si justifikim për braktisjen nga shteti të qytetarëve shqiptarë, që situata i gjeti të papërgatitur në një shtet të huaj. Ata nuk mund të lihen në rrugë, pa asnjë ndihmë dhe në kushte skandaloze. Kjo po ndodh tani me shqiptarët në kufirin grek dhe atë malazez. Po ndodh edhe me shqiptarët e braktisur kudo në Europë, në Itali, në Gjermani, në Francë, në Spanjë, në Angli”, tha ai.

Kjo sipas PD është kriminale dhe nuk po ndodh në asnjë shtet të botës.

Partia Demokratike i kërkon Qeverisë që të mundësojë menjëherë që qytetarët shqiptarë që janë në kufirin tokësor me Greqinë apo Malin e Zi, të lejohen të kalojnë kufirin dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Secili prej tyre duhet të mbahet sipas ligjit nën mbikëqyrje shëndetësore dhe të vetëkarantinohet në shtëpinë e tij, duke mos u lejuar të dalë jashtë banesës për të paktën 14 ditë nga momenti i hyrjes në Shqipëri. Në këtë mënyrë arrihet të sigurohet që ato të mos bëhen burim infektimi për të tjerët.

I njëjti rregull duhet të ndiqet edhe për shqiptarët e tjerë që kanë mbëtur rrugëve të Europës. Qeveria duhet të riatdhesojë çdo shqiptar që, për shkak të mbylljes së kufijve, nuk mundi të rikthehet pranë familjes. Çdo vonesë është papërgjegjshmëri që kushton shtrenjtë!”, tha Kashahu. /Opinion.al

Pas