Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD publikon fotot: Të paprekshmit e Ramës mbjellin Shqipërinë me kanabis

2020/07/18 at 2:19 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD publikon fotot: Të paprekshmit e Ramës mbjellin Shqipërinë me kanabis

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në vend.

Sekretari për Çështjet Ligjore i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, deklaroi se “realiteti i 4-5 viteve më parë, kur i gjithë vendi u mboll me drogë dhe droga transportohej me avion, po përsëritet sërish me agresivitet edhe më të madh, përpara largimit të qeverisë së Edi Ramës”.

Gjata ka publikuar dhe disa foto të cilat tregojnë parcelat e bimëve narkotike në disa qarqe të vendit.

“Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë. Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim i realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama. Në raportin e fundit të Antimafias italiane, Shqipëria konsiderohet si një nga vendet kryesore në nivel botëror për prodhimin e kanabisit. “Klanet shqiptare tanimë shprehin zotësi në rritje jo vetëm në tregtinë e drogës, por edhe në përmirësimin e cilësisë së bimëve narkotike që mbjellin, duke importuar në Shqipëri fara të afta për të prodhuar marijuanë në sasi të mëdha, në mes të vendit”, thuhet në raportin e antimafias italiane. Raporti ngre alarmin se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe tranziti për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia Qendrore dhe se, për shkak të lidhjeve të duhura, krimi i organizuar shqiptar është kthyer në një nga furnizuesot kryesorë të Italisë me kokainë nga Kolumbia. Raporti tregon edhe mënyrën sesi kryhet transporti i drogës pa u shqetësuar nga Policia e Edi Ramës dhe e Sandër Lleshajt. Trafiku rrugor është më i përhapuri, por edhe trafiku përmes detit dhe kanalit të Otrantos. Pyetja që shtron sot çdo qytetar është sesi ka mundësi që policia shqiptare i ka të gjitha këto informacione, e di se ku mbillet droga, e di se kush e mbjell, kush e trafikon, mënyrën dhe vendin nga trafikohet dhe prapë nuk merr asnjë masë?! Nuk ka asnjë edhe një arrestim të vetëm të trafikantëve të drogës. Asnjë shef të shkarkuar policie, megjithë premtimin pompoz të Sandër Lleshajt. Përgjigja është fare e thjeshtë! Policinë e pengon Ministri i Brendshëm, i cili është në shërbim të paktit të Edi Ramës me trafikantët e drogës. Raporti i Antimafias italiane konfirmon se trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali nuk është ndaluar as gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Kur askush nuk lëvizte në rrugët e Shqipërisë dhe Edi Rama bënte shfaqjet me dron nga rrugët e zbrazura, trafikantët e drogës lëviznin lirshëm nga toka dhe nga deti. Raporti i Antimafias italiane hedh dritë edhe mbi pasurinë shumë të madhe të bosëve të drogës shqiptare. “Të ardhurat nga trafiku i kanabisit u kanë dhënë mundësi shqiptarëve të futen në tregun e heroinës dhe kokainës, duke shumëfishuar të ardhurat”, thuhet në raport, i cili e sheh Shqipërinë si një vend ndërkombëtar të krimit. Janë këta trafikantë droge që Edi Rama i shet për emigrantë dhe që po synon t’u legalizojë pasuritë e vëna nga droga përmes ligjit të aministisë fiskale. Ky ligj, nëse miratohet, kundër sugjerimeve të partnerëve tanë strategjikë, nuk ka për të patur jetën e gjatë. Në do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj”,- u shpreh Gjata./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
Rajoni

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

3 Korrik, 2025 4:54 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

3 Korrik, 2025 4:41 pm
Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve
Aktualitet

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve

3 Korrik, 2025 4:38 pm
Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin
Aktualitet

Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin

3 Korrik, 2025 4:30 pm
Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
Rajoni

Temperaturat e larta/Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit

3 Korrik, 2025 4:23 pm
Mbi 90 palestinezë të vrarë në Gaza, përfshirë 45 që po prisnin ndihmat
Bota

Mbi 90 palestinezë të vrarë në Gaza, përfshirë 45 që po prisnin ndihmat

3 Korrik, 2025 4:05 pm
“Bankers Petroleum”/ Ministri Malaj: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira
Aktualitet

“Bankers Petroleum”/ Ministri Malaj: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira

3 Korrik, 2025 3:42 pm
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
Rajoni

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

3 Korrik, 2025 3:23 pm
Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025
Aktualitet

Turizmi “motori”, Malaj: 305 mld lekë të ardhura vetëm për Janar-Maj 2025

3 Korrik, 2025 3:11 pm
SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur
Bota

SHBA/ Sulm me armë zjarri në Çikago, katër të vrarë dhe 14 të plagosur

3 Korrik, 2025 3:03 pm
Para
Kush do t’a përfitojë i pari vaksinën kundër Covid-19?

Kush do t’a përfitojë i pari vaksinën kundër Covid-19?

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 67-vjeçari në Vlorë

Masat anti-COVID/Policia procedon penalisht një pronar lokali,gjobë një...

Vuçiç të njëjtin pasion si Rama, dëshiron të bëhet trajner basketbolli

Vuçiç të njëjtin pasion si Rama, dëshiron të bëhet trajner basketbolli

TE FUNDIT

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet

Mbështetja e së djathtës për Vuçiçin po lëkundet
3 Korrik, 2025

Me fjalime për “ruajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë” dhe me flamuj nacionalistë, narrativët e krahut të djathtë kanë...

Lexo më shumë

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
3 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbrit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve
3 Korrik, 2025

Fillimi i korrikut ka shtuar fluksin e vizitorëve në bregdetin e Lezhës. Edhe autoritetet kanë shtuar vigjilencën për ta mbajtur...

Lexo më shumë

Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin

Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin
3 Korrik, 2025

“Vlora vuan prej vitesh mungesën e hapësirave për parkime, ndërkohë dhe prezencën e automjeteve mbi trotuarë, të cilat shkaktojnë probleme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com