Kryesore

PD publikon faturën:”Fusha” ka paguar hotelin 1816 euro të Arbian Maznikut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 31/08/19 |
Al Do

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se kanë favorizuar me dhënien e tenderëve kompaninë “Fusha sh.p.k” duke i dhënë asaj qindra milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Në bazë të të dhënave zyrtare, Fusha shpk për periudhën 2014-2019 ka përfituar 145 tendera me vlerë 12.1 miliard lekë ose rreth 101 milion euro, nga të cilat, 85 me një operator në garë. Nga 145 tendera total, në 140 tendera ose 97% të tenderave total, vlera e fondit limit është thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës. Vetëm nga bashkia Tiranë, gjatë periudhës 2015-2019, kjo kompani ka përfituar 49 tendera me një vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tendera vlera e fondit limit është thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës” deklaroi për një deklaratë për mediat Dhurata Çupi.

Por ish-deputetja publikoi gjithashtu një faturë të një hoteli në Barcelonë ku nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku është akomoduar për të pushuar në një dhomë për të cilën është paguar 908 euro nata.

“Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë i cili për dy net në hotel AlmaBarcelona ka shpenzuar 1816 euro Por ajo që përbën skandal përveç çmimit që ia kalon edhe abuzimit të ministrave të Ramës, është fakti se pagesa është bërë nga presidenti i kompanisë Fusha shpk, Shkëlqim Fusha nëpërmjet kartës së kreditit” tha Çupi.

Partia Demokratike duke marrë shkas nga ky rast ka kërkuar që nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku të japë dorëheqjen. Sipas tyre dhoma e hotelit të tij është paguar me paratë e tenderave të cilat kanë dalë nga buxheti i taksave të shqiptarëve. /Opinion.al

 

Pas