Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD propozon paketë anti-korrupsion, Tabaku: Ndryshime në 5 ligje, ja pikat kyçe

2022/12/08 at 11:20 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD propozon paketë anti-korrupsion, Tabaku: Ndryshime në 5 ligje, ja pikat kyçe

Ditën e sotme në të cilën është dita e luftës kundër Korrupsionit, deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku, ka prezantuar dhe depozituar në kuvend 5 ndryshime ligjore të pjesës së “Paketës Anti-korrupsion”.

Në deklaratën për shtyp mbajtur në Kryesinë e Parlamentit, Tabaku theksoi se kjo nismë vjen për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në të cilën korrupsioni është kthyer në gangrenë ndërsa të gjithë raportet ndërkombëtare drejtojnë gishtin tek problemi korrupsionit.

Ajo evidentoi raporte ndërkombëtare që e rreshtonin Shqipërinë nga vendi më i korruptuar në rajon në vendin e një shteti të kapur nga interesa korruptive.  Duke u bazuar në këto raporte por njëkohësisht duke pasur parasysh punën e saj në evidentimin e rasteve korruptive deputetja Tabaku shpjegoi se cilat janë tre shtyllat mbi të cilat ka fokusuar propozimet;

Asnjëherë nuk ndiej kënaqësi kur lexoj raporte ndërkombëtare të cilët e citojnë Shqipërinë për situatën e korrupsionit ashtu siç është. Në fakt sot:

  1. Shqipëria ka rënë me 27 vende në Indeksin e Transparency Intentional që nga viti 2016.
  2. Shqipëria është në nivelin e kapjes së shtetit, ku sot korrupsioni bëhet me ligje;12 ligje konsiderohen si ligje për kapjen e shtetit, 10 prej tyre janë miratuar në 9 vitet e fundit.
  3. Korrupsioni është endemik dhe i përhapur në çdo institucion thotë Progres-Raporti, por njëkohësisht dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.
  4. Raporti i Gjykatës Europiane të Auditimit thotë që 1 në 3, 30% jepen pa garë.
  5. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konsideruar dëm ekonomik në 8 vitet e fundit 8 miliardë euro, buxheti i 2 viteve me radhë!

Të gjitha këto sot sigurisht që janë realitet që çdo shqiptar e ndjen çdo ditë në jetën e tij të përditshme, por në ditën e luftës ndaj korrupsionit, në 8 Dhjetor, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, unë do të prezantoj një paketë me 5 ligje që ne do të lançojmë sot. Kjo sigurisht që nuk do të kufizohet në vetëm këto propozime, por do të vazhdojë dhe do të pasurohet njëkohësisht dhe me propozime të tjera në kohë.

“Rritja e kërkesës së llogarisë, forcimit të kushteve për dhënien e tenderave publike, duke nisur nga ato normale duke vazhduar me ata sekretë; rritja e transparencës dhe së fundmi rritja e llogaridhënies dhe përgjegjësisë për këdo që merr një vendim me dëm për buxhetin e shtetit.” U shpreh Tabaku në konferencë.

Më pas ajo rreshtoi 5 projektligjet në të cilat ka propozuar amendimet përkatëse;

1-         Ligji për Prokurimet Publike

2-         Ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik dhe Privat

3-         Ligji për Planifikimin dhe Rregullimin e Territorit

4-         Ligji për Investimet Strategjike

5-         Ligji për Komisionet Hetimore.

Unë besoj që qëllimi i çdo ligjvënësi është që të ngrejë barrierat mbrojtëse që duhet të ketë vendi ndaj korrupsionit.

Natyrisht, mbetem e bindur që çdo gjë është në dorën e qeverisë shqiptare. Unë mbetëm e bindur që vullneti për ta luftuar korrupsionin është me qeverinë.

Prandaj, këto amendime synojnë të forcojnë zbatimin e vullnetit të parlamentit dhe pakicës parlamentare, për të rritur kontrollin, llogaridhënien por atë çfarë është më e rëndësishme për të rritur përgjegjësinë finale të atyre që do të mbajnë përgjegjësi për shpërdorimin e fondeve publike.

Ne i japim zgjidhje problemeve kryesore që ekzistojnë duke filluar nga tenderat që sot janë pa garë, duke vazhduar me tenderat të cilët sot konsiderohen sekret; me burimet e financimit të kompanive të cilat sot janë kompani që nuk i njeh askush dhe bëjnë biznes me shtetin. Duke vazhduar me aksesin e informacionit, por njëkohësisht me transparencën dhe duke përfunduar me llogaridhënien.

Propozimet e deputetes Tabaku vijnë një vit pasi ajo ka drejtuar Komsionin Hetimor të Inceneratorëve.

Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
Kryesore

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

13 Maj, 2025 9:40 pm
Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!
Kryesore

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!

13 Maj, 2025 9:35 pm
VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
Politikë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

13 Maj, 2025 9:27 pm
Para
2 ditë pas sulmit,Berisha shfaqet me syze dielli në zyrën e tij me ish-presidentin kroat

2 ditë pas sulmit,Berisha shfaqet me syze dielli në zyrën e tij me ish-presidentin kroat

Scholz: Është zvogëluar rreziku bërthamor nga Rusia

Scholz: Është zvogëluar rreziku bërthamor nga Rusia

Sulmi në protestë/ Ish-presidenti kroat: Është atentat, Berisha i duhet Shqipërisë

Sulmi në protestë/ Ish-presidenti kroat: Është atentat, Berisha i duhet Shqipërisë

TE FUNDIT

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
13 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u bë aktor i një incidenti ditën e sotme në një KZAZ të Tiranës....

Lexo më shumë

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
13 Maj, 2025

Shprehja që shoqëroi kryeministrin Rama në takimet elektorale në qarkun e Dibrës ishte : “4 me 1 s’ka bërë vaki!” Por...

Lexo më shumë

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
13 Maj, 2025

Drejtuesi i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar për herë të parë lidhur me rezultatin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com