Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD kërkesë Prokurorisë: Në ç’fazë janë hetimet për Ervin Bushatin

2020/02/22 at 7:43 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E fundit/ PD nuk shkon në Kuvend, Reforma në Drejtësi mbetet në “ajër”

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë informacion për fazën e hetimeve për deputetin socialist Ervin Bushati, i cili akuzohet për  fshehje të pasurisë.

Në kërkesën e saj zyrtare, PD thekson se më shumë se 1 vit nga momenti kur gjykata konstatoi se kallëzimi ishte bazë e mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj Bushatit, prokuroria nuk ka konkluduar për përfundimin e hetimeve mbi këtë çështje dhe nuk ka dalë në një vendimmarrje mbi këtë dosje hetimore.

Për këtë arsye, opozita ka kërkuar informacion mbi fazën ku ndodhen hetimet dhe nëse Prokuroria ka shpallur apo jo moskompetencën dhe a i janë kaluar aktet Prokurorisë së Posaçme SPAK, duke qenë se Bushati, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është subjekt hetimi nga SPAK.

Njoftimi i Partisë Demokratike

Më 2 Tetor 2018, Partia Demokratike depozitoi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ndaj deputetit socialist Ervin Bushati.

Në kallëzim penal PD sqaronte se janë evidentuar prova nga ZRPP se deputeti Ervin Bushati, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pronësinë për 7 pasuri të paluajtshme.

Konkretisht, rezultonte se ai nuk kishte deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë: 1. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2017; 2. Në Tiranë, 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2; 3. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2014; 4. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 5. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 6. Në Sarandë, një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall; dhe 7. Në Sarandë, 1 garazh, me sipërfaqe 42 m2.

Në Janar 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 10.10.2018 “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket materialit kallëzues Nr. 13118 të vitit 2018”, duke detyruar Prokurorinë që të regjistronte procedim penal për rastin në fjalë.

Sot, në më shumë se 1 vit nga momenti ku gjykata konstatoi se kallëzimi ishte bazë e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ervin Bushati, organi i prokurorisë nuk ka konkluduar për përfundimin e hetimeve mbi këtë çështje dhe nuk ka dalë në një vendimmarrje mbi këtë dosje hetimore.

Për këtë arsye, PD ka kërkuar informacion mbi fazën ku ndodhen hetimet dhe nëse Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas datës 19 Dhjetor 2019, ka shpallur apo jo moskompetencën dhe a i janë kaluar aktet Prokurorisë së Posaçme SPAK, duke qenë se shtetasi Ervin Bushati, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është subjekt hetimi nga SPAK.

Etiketa: ervin bushatiPDprokurori

Ju sugjerojmë

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina
Bota

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

25 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
Aktualitet

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

25 Dhjetor, 2025 2:04 pm
Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
Bota

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

25 Dhjetor, 2025 2:00 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

25 Dhjetor, 2025 1:52 pm
Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
Aktualitet

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

25 Dhjetor, 2025 12:57 pm
Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë
Bota

Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë

25 Dhjetor, 2025 12:54 pm
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein
Bota

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

25 Dhjetor, 2025 11:32 am
Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq

25 Dhjetor, 2025 10:32 am
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Kronikë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 Dhjetor, 2025 10:29 am
Para
Meta: Pakica që nuk njeh rotacion ka për të humbur gradualisht pushtetin

"Rama po përpiqet t'i kufizojë kompetencat" Meta i përgjigjet Mark Markut

Atentat shqiptarit në Athinë, e qëllojnë me plumb në kokë

Atentat shqiptarit në Athinë, e qëllojnë me plumb në kokë

Ilaçet nuk janë e vetmja zgjidhje për pagjumësinë,  ja këshillat që duhet të kemi parasysh

Për sa kohë mund të rrijë zgjuar një njeri?

TE FUNDIT

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina
25 Dhjetor, 2025

New York Times përpiqet të hartëzojë reagimin e Rusisë ndaj planit të ri prej 20 pikash për t’i dhënë fund...

Lexo më shumë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
25 Dhjetor, 2025

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se në...

Lexo më shumë

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
25 Dhjetor, 2025

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë penguar disa sulme të planifikuara për ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të...

Lexo më shumë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
25 Dhjetor, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet, si pasojë e një konflikti me dy persona të tjerë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com