Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD përplaset me LSI në Komision/Vasili:S’jemi për psikopatira,Alibeaj:S’ka lidhje

2021/10/29 at 11:33 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD përplaset me LSI në Komision/Vasili:S’jemi për psikopatira,Alibeaj:S’ka lidhje

Është shoqëruar sërish me debate Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit. Përplasje ka patur mes përfaqësuesit të LSI në Komision, Petrit Vasili dhe kryetarit të komisionit, Enkelejd Alibeaj.

Shkak u bë propozimi i socialistit Petro Koçi që në rendin e ditës të ndryshohej togfjalëshi vazhdim i miratimit të rregullores me togfjalëshin shqyrtim i miratimit të rregullores.

Ky propozim u aprovua nga anëtarët e Partisë Demokratike, ndërsa Vasili tha se rregullorja dhe katër nene janë miratuar tashmë në parim dhe mbledhja e sotme nuk mund të jetë kurrësesi një shqyrtim, por vazhdim i asaj që është miratuar më përpara.

Pjesë debati:

Petro Koçi: Përderisa ne të gjithë që ne kemi një informacion që ka një konsensus në lidhje me procedimin e mbledhjes, propozoj që në pikën tre të rendit të ditës të hiqet fjala “vazhdimi” dhe të vendoset fjala “shqyrtimi”.

Enkelejd Alibeaj: Jeni dakord me propozimin e zotit Koçi për të zëvendësuar fjalën vazhdim me fjalën shqyrtim! Po miratohet.

Petrit Vasili: Ore të bëj një pyetje. Që t’i kemi të qarta edhe miratimi në parim nuk qëndron, po apo jo? Ky është moment për t’u sqaruar se këtu u bë pazari i gjësë.

Nëse është votuar në parim ky është vazhdim, nëse ka rënë dhe ai votim në parim unë po ngrihem po iki, në kuptimin e mirë të fjalës.

Enkelejd Alibeaj: Ka qenë votimi në parim, ka qenë unanim, por votimi nen për nen nuk shkoi deri në fund. Për ta zgjidhur ngërçin unë kam bërë një gjest kalorsiak që duhet të bëjë gjithsecili.

Petrit Vasili: Ore Një minut. Ore nuk jemi këtu ne për të akomoduar psikopatira. Ne po themi që votim në parim dhe katër nene kanë pasur dakordësi, atëherë ecim më tutje. Keni frikë nga kjo?

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka lidhje me frikën ka të bëj me gjetjen e një gjuhe të përbashkët.

Etiketa: ALIBEJkomisioni hetimorperplasjevasili

Ju sugjerojmë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 Dhjetor, 2025 3:20 pm
FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
Bota

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

23 Dhjetor, 2025 1:51 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

23 Dhjetor, 2025 1:47 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Para
Rivarrosen eshtrat e ushtarakëve grekë në Këlcyrë

Rivarrosen eshtrat e ushtarakëve grekë në Këlcyrë

Zgjidhet “ngërçi” i Komisionit Hetimor për 25 Prillin, zgjidhet sekretari

Zgjidhet “ngërçi” i Komisionit Hetimor për 25 Prillin, zgjidhet sekretari

Edvin Kulluri shpall kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike

Edvin Kulluri shpall kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike

TE FUNDIT

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
23 Dhjetor, 2025

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh. Ismailit i është komunikuar përfundimi...

Lexo më shumë

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

Arrestohet në Londër Greta Thunberg
23 Dhjetor, 2025

Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua sot në Londër nga policia britanike, teksa merrte pjesë në një protestë pro-palestineze në...

Lexo më shumë

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
23 Dhjetor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi bazën ushtarake Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të stacionuar ushtarë francezë, siç ka bërë...

Lexo më shumë

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
23 Dhjetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se ky libër është quajtur “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com