Partia Demokratike ka arritur të përmbysë rezultatin në qarkun e Shkodrës, duke marrë pesë mandate.
Deri më tani ishte PS ajo që kryesonte në kryeqendrën e veriut, por me hapjen kutive të qytetit të Shkodrës, janë demokratët ata që marrin avantazhin.
Aktualisht, Shkodra është ndarë në 5 mandate për PD, 4 për PS, 1 për LSI dhe 1 për PDS.
Megjithatë, rezultati është i ngushtë dhe nuk përjashtohen surprizat.